A rriten qerpiket dhe a dalin qerpike te rinj?
Qerpiket jane jo vetem shume te bukur per pamjen e jashtme por mbi te gjitha kane funksion mbrojtes per syte. Jane nje pjese shume terheqese e fytyres, vecanerisht tek femrat, prandaj i kushtohet kaq shume vemendje dhe kujdes.
E kuptoj shqetesimin e cdonjerit prej jush kur i bie nje ose me shume qerpike. Por edhe qerpiket ashtu sic do qime tjeter ne trup ka nje cikel jete i cili kalon ne 3-faza.
Faza I eshte Anagjeni, ku qerpiket kane nje rritje aktive e cila zgjat per 30-40 dite, shume me e shkurter krahasuar me ciklin e flokut qe kerkon 2-6 vjet. Gjate kesaj faze qerpiku nuk bie vetem nese e hiqni me deshire, apo ushtroni force.
Faza II eshte Katagjeni e cila eshte me shume si faze tranzicioni apo pushimi. Ne kete faze qerpiku nuk rritet me e nese bie gjate 2-3 javeve te para te kesaj faze, nuk del qerpik i ri nga folikula, deri sa te perfundoje faza e katagjenit.
Faza III eshte Telogjeni, kubien dhe dalin qerpike te rinj. Nuk eshte e njejta gje, nese nje qepik bie vete ne menyre natyrale sepse eshte ne fund te ciklit apo nese eshte forcuar dhe ka rene. Koha kur del nje qerpik i ri varet nga periudha kur ju e keni humbur ate, pra ne cfare faze te jetes. Periudha varion nga 1-6 muaj. Nese e humbni ne kete faze atehere qerpiku i ri do te dale me shpejt.
Nese i pret qerpiket, a behen me te gjate e me te trashe?
Ky eshte nje mit te cilin me siguri e keni degjuar dhe ju. Qerpiket dalin nga folikulat dhe prerja e tyre nuk e prek folikulen. Vertete do ju dalin te rinj por as me te trashe as me te gjate. Ajo qe do perftoni jane vetem disa muaj pa qerpike e me pamje te cuditshme. Prandaj me mire kujdesuni per ato qe keni.
Nese qerpiket digjen, a rriten perseri?
Edhe mund te ndodhe qe te digjen aksidentalisht, por mos u alarmoni. Duhet te tregoheni te durueshem sepse ato do te rriten perseri, por mund te zgjase deri ne 6-muaj. Vetem nese e keni demtuar rrenjen e tyre (folikulen) ceshtja nderlikohet me shume. Kerkoni per produkte stimuluese per rritjen e tyre.
Keshilla si te kujdeseni per te pasur qerpike te forte e te shendetshem
– Ushqimi luan nje rol kryesor. Sigurohuni qe merrni te gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme per organizmin te cilat ndikojne edhe ne qerpiket tuaj. Te njejtat vitamina qe ndihmojne rritjen e flokeve jane te vlefshme edhe per qerpiket si: biotina, vitamina B apo suplemente te vajit te peshkut.
– Zgjidhni me kujdes produktet e make-up, vecanerisht rimelin. Ai duhet te jete delikat, qe te lahet me lehtesi. Evitoni rimelin kundra ujit, sepse eshte i veshtire per tu hequr dhe demton qerpiket tuaj.
– Mos e perdorni kthyesen e qerpikeve vetem ne ndonje rast te vecante sepse mund te kepuse qerpiket e ti demtoje ato.
– Sa me shume ti lini syte pa make-up aq me mire eshte per to. Por nese nuk rrini dot atehere sigurohuni qe te lani dhe te hiqni make-up cdo nate para se te flini gjume. Qerpiket ne kete menyre jane me te qete e te lirshem per tu rritur.
– Hidratojini ato. Ashtu si ka nevoje lekura dhe floket per hidratim edhe qerpiket duhen hidratuar. Ka produkte te shumta ne farmaci apo kozmetike, por nje menyre e lire dhe shume efikase eshte perdorimi i vajit te ullirit. Cdo nate pasi ti keni pastruar, lyeni pak majat e gishtave dhe kalojini neper qerpike. Te nesermen ne mengjes lajini. Vaji i ullirit i ushqen, i hidraton dhe i jep shkelqim qerpikeve.
– Keshilla e fundit por jo me pak e rendesishme, eshte te shmangni stresin. Sresi si nje semundje e koherave moderne ka shume efekte negative, nje nder to edhe renia e qerpikeve. Mbani nen kontroll nivelin e stresit duke praktikuar Yoga apo duke frekuentuar palestren. Qerpiket tuaj do ju falenderojne per kete.
Por neqoftese heq me force qerpiket fallco dhe bashke me to te shkulen dhe qerpiket normale , sa eshte mundesia per te te dale serish keta qerpike . dhe cfar duhet te perdoresh per te shpejtuar daljen dhe ritjen e tyre ?
klodiana, ndodh qe qerpiket bien edhe kur thjesht pastron rimelin, apo kur ferkon syte por kjo seshte per tu alarmuar sepse si cdo qime edhe ai ka ciklin e tij dhe me shume mundesi do te dale perseri nese nuk e ke demtuar rrenjen. Ekzistojne produkte te cilat pretendojne qe stimulojne rritjen e qerpikeve, te cilat mund ti gjesh ne farmaci apo qendra kozmetike, por se sa te sigurta jane rezultatet kete nuk e di. Gjithsesi vazhdo kujdesu vazhdimisht duke i hidratuar ato me vaj bajame, ulliri apo produkte te gatshme.
Duhe hequr qerpiket fallco kam shkulur dhe nji pjes terrenjes dhe tani kam frik ta vazhdoj heqjen e qerpikve fallco.a di me dalin me te mite.ju lutem cfar me rekomandoni sps jam shum e stresuar.
Kam bere nje gabim shume te madh, kam patur stres dhe kam qene e nervozuar dhe kam hjekur 40% te qerpikeve te mij. Kam qerpike te shendosh,dhe mbrenda 1 jave me dalin qerpiket e rinj te cilet jane te shendosh dhe te forte. Pra siq e thashe me ka ndodhur nje aksident kam me shume se 3-4 dite qe nuk i kam prekur. Ju lutem me ndimoni me tregoni disa menyra qe mund te me ndimojn qe te behet rritja de dalja sa me e shpejt ! Mund te me preferoni ndonje ushqim ose ndonje produkt qe me ndimojne.
1 muj a rriten qerpik
Per 1 – 2 jav a rriten krejt qerpik
2 javet e fundit kam pasur shum probleme me qerpiket. Edhe po shtohen dita dites . me bien shume vec sa ti preku . Gjate gjithe jetes kam pasur qerpike te gjate e te shendetshem. Mirepo ato cdo dite po me rrallohen. Nuk e kuptoj arsyen . jam 16 vjec dhe kam kohe pa perdorur rrimel .