trendi i cantave
|

Trendi i cantave per Vjeshte-Dimer 2012-2013

Trendi i cantave ne pergjithesi per sezonin e ftohte te vjeshtes e te dimrit konsiderohen gjithmone cantat e thjeshta, praktike dhe me ngjyre te erret. Por kjo nuk do te thote qe ato te jene jo-interesante dhe te merzitshme. Frymezohuni nga Trendi i cantave per Vjeshte-Dimer 2012-2013 dhe beni zgjedhjen tuaj per te qene trendi edhe ne dimer:

1. Canta prej pellushi

canta prej pellushi

Pellushi dhe gezofet jane nje nga top-trendet e ketij sezoni dhe kjo shfaqet edhe ne canta. Edhe pse nuk jane shume praktike, ato vertet jane luksoze dhe te japin nje pamje “chic”. Modelet jane nga me te ndryshmet, me material original ose imitim, me qime te gjata ose te shkurtra, me ngjyra apo me dizenjo te ndryshme.

2. Canta te medha

trendi i cantave

Cantat e medha jane me te perdorura nga femrat e punesuara, me nje axhende shume te ngarkuar, te cilat kane shume pune per te bere dhe duhet te levizin shume. Kjo kategori femrash duhet te jete e kenaqur qe cantat e tyre te medha jane shume ne mode kete sezon. Ne kete menyre nuk kane pse te shqetesohen per te bere ndonje zgjedhje tjeter.

3. Canta me ngjyra te ndezura

canta me ngjya te ndezura

Edhe pse ngjyrat perdoren me pak gjate sezonit vjeshte-dimer, stilistet kane menduar te fusin disa elemente te ndryshem ne koleksionet e tyre, ku perfshihen edhe cantat me ngjyra. Prandaj mos hezitoni te blini canten tuaj te preferuar me ngjyre te ndezur.

4. Canta supi

canta supi

I shohim kudo neper rruget e kryeqytetit dhe te qyteteve te tjera. Ato ishin nje nga top-trendet e Pranvere-Vere 2012 por vazhdojne te jene ne mode edhe kete sezon. Por ato sigurisht vijne me disa ndryshime. Jane me te vogla dhe me forma gjeometrike me te theksuara.

5. Canta te vogla

canta te vogla

Duket kontradiktore qe ne mode jane cantat e medha por edhe cantat super te vogla. Keto te fundit jane me te pershtatshme per nje darke romantike, nje kokteil pune apo okazione te tjera ku ju duhet me vete, vetem celulari dhe shkelqyesi I buzeve. Ky trend eshte vene re ne koleksionet e Dolce & Gabbana, Emilio Pucci, Channel etj.

6. Canta lekure

canta lekure

Lekura eshte shume ne mode kete sezon, vecanerisht tek veshjet si te femrave e te meshkujve. Cantat e lekures kane qene dhe jane shume te perdorura gjate sezonit te vjeshte-dimer. Ato te japin nje pamje elegante, qofshin lekure origjinale apo imitim. Jo te gjithe kane mundesi ekonomike te blejne nje cante lekure origjinale, por edhe modelet me lekure te imituar jane shume terheqese dhe te pershtatshme.

7. Kuletat

kuletat

Ato nuk jane nje trend specifik per sezonin e Vjeshte-Dimer 2012-2013, ato jane Universale, gjithmone ne mode. Thjesht ndryshojne ngjyrat, modelet, dizenjot ne cdo sezon. Kuletat e thjeshta mund te perdoren ne jeten e perditshme per nje pamje elegante. Ndersa kuletat me temina, gure apo kristale jane me te vecanta, me te renda e te pershtatshme per okazione speciale.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *