Make-Up Vjeshte 2012
Make-up ne Vjeshte 2012 eshte fokusuar me shume tek syte, me ngjyre natyrale te fytyres dhe me buze ngjyre “nude” ose me nuance te lehta. Por nga propozimet e panumerta te stilisteve me te famshem nuk mungojne as tendencat si: buzet me ngjyra mat, me ngjyra te kuqe te theksuara (ngjyra e veres se kuqe eshte shume ne mode kete sezon), sy me penel te theksuar apo me tone kafe ose gri, molleza me ngjyre “nude te lehte”, roze te celet apo te theksuar.
Gjithsesi midis shume propozimeve do te vecojme ato me te rendesishmet e me te perdorurat ne fushen e modes:
1. Buze te kuqe te theksuara
Buzekuqi tradicional eshte shume ne mode kete sezon edhe pse me nje nuance me te forte e te erret. Madje ka disa qe jane me ngjyra kaq te thelle sa duken si te zinj. Kujdes kur e aplikoni kete ngjyre sepse mund tju jape pamjen e nje vampiri. Per te shmangur kete, lyeni mollezat me nje ngjyre te lehte duke thyer kontrastin.
2. “Smoky Eyes”
Kjo lloj lyerje per syte “smoky”, me ton ne forme dritehije, eshte shume i perdorur nga artistet e make-up. Per te arritur kete efekt, perdorni tonalitete te kafes dhe grise. Fillimisht aplikoni nje laps kaf ne pjesen e brendshme te syrit, me pas me ane te nje furce aplikoni tonin mbi kapakun e syrit.
3. Sy si te maces
Lyerja e syve me penel te trashe nuk eshte e pershtashme per tipat e turpshem. Ajo te jep nje pamje dramatike ndoshta dhe te ekzagjeruar por gjithsesi shume terheqese. Ky eshte stili i Kleopatres, kaq intrigues per meshkujt.
4. “Gold” ne pamjen tuaj
Tregoni anen tuaj te pafajshme dhe engjellore duke perfshire ngjyren e arit ne tualetin tuaj. Mund te beni nje vije te holle peneli ose te aplikoni nje ton te lehte me ngjyre ari ne te gjithe kapakun e syrit. Kjo ngjyre ngjan bukur edhe ne molleza. Nese keni nje lekure te celet, perdorni nje ngjyre bezhe-gold sepse nuancat me te erreta si bronxi i shkojne lekurave me te erreta.
5. Ngjyra blu kobalt
Kjo ngjyre duket shume bukur ne veshje edhe pse nuk eshte nje tendence e Vjeshte 2012. Por gjithashtu kjo ngjyre duket bukur edhe ne make-upin tuaj. Provojeni ne formen e nje peneli ose pse jo edhe te lyeni qerpiket tuaj me nje rimel blu. Ky lloj grimi eshte pare ne modelet e stilistes Anna Sui dhe Stella McCartney.
6. Buzekuq i celet dhe mat
Kete sezon mos perdorni shkelqyesat apo buzekuqet me shkelqim. Kerkoni per buzekuqe mat e tone te zbehta te rozes, kuqes, koralit. Pamja juaj do te jete “chic” dhe moderne. Per te pasur nje efekt te qarte dhe qe zgjat, aplikoni me pare nje balsam buzesh pa ngjyre dhe pastaj vendosni buzekuqin mat.
7. Vetulla te trasha
Vetullat duken me bukur kur thjesht jane pastruar dhe vijne ne menyre harmonike me formen e syrit. Ndersa kur jane super te holla, te japin nje pamje jo-natyrale. Profesinistet ne fushen e make-up, rekomandojne te perdorni nje laps kaf vetullash dhe ta zgjidhni nje nuance me te celet se ngjyra natyrale e vetullave.
8. Molleza “te skuqura”
Iluzioni i mollezave roze e te shendetshme eshte shume seksi kete sezon. Disa mund ti kene natyrale nga i ftohti i acarte i dimrit apo kur ndodhen ne nje situate te sikletshme. Gjithsesi per te perfituar nje pamje sa me natyrale zgjidhni produktet kremoze me tonalitete te rozes. Kremozet jane me cilesore dhe me te lehta per tu perhapur krahasuar me ato pluhur.