botoks
| | |

Botoks, Pyetje dhe Pergjigje

Botoks eshte trajtimi me i perhapur ne fushen e estetikes per trajtimin e rrudhave. Por akoma ekzistojne persona qe kane frike apo jane te paqarte se si funksionon ai. Ne Shqiperi, botoks ka filluar te perdoret gjeresisht megjithese zgjedhjet e personave per tiu nenshtruar ketij trajtimi varen nga disa faktore si: mungesa e njohurive, frika, mundesite financiare etj.

Me poshte po i japim pergjigje disa nga pyetjeve me te zakonshme ne lidhje me botoks.

1. A i zhduk botoks rrudhat?

botoks zhduk rrudhat

Absolutisht, po. Trajtimi me botoks mund te fshije ose te reduktoje perkohesisht rrudhat horizontale ne pjesen e ballit, rrudhat vertikale midis vetullave dhe ato ne pjesen e syve. Injeksioni i aplikuar ka nje efekt qetesues tek muskujt e fytyres qe kontraktohen shume gjate dites duke krijuar rrudhat. Botoks gjithashtu mund te reduktoje edhe rrudhat ne pjesen anesore te buzeve te cilat krijohen me kalimin e viteve, rrudhat ne pjesen e mjekres apo edhe ato qe formohen nga pirja e duhanit per vite me rradhe.

2. A shkakton botoks nje pamje te ngrire te fytyres?

botoks pamje e ngrire

JO, botoks nuk ndikon ne nervat qe lidhen me shprehjet e fytyres dhe nuk ju ben si te mpire. Nese aplikohet ne menyre korrekte, efekti i terheqjes ne fytyre thjesht do tju jape nje pamje me rinore dhe natyrale. Por nese injektoni nje sasi te madhe botoks, vecanerisht ne zonen e rrezikshme te pjeses se ballit, mund te dukeni jonatyrale dhe si e ngrire. Prandaj eshte shume e rendesishme qe trajtimin ta beni me specialiste me eksperience te cilet gjykojne drejte masen e muskujve tuaj dhe sasine e botoks qe keni nevoje.

3. A eshte botoks i dhimbshem?

dhimbja e botoks

Si te gjitha injeksionet edhe botoks mund te jete i dhimbshem vecanerisht ne pjesen midis vetullave. Disa doktore aplikojne anestezi lokale 10 minuta para procedures.

4. A ka Botoks efekte anesore?

efekte anesore te botoksCdo medikament ka efekte anesore dhe botoks nuk ben perjashtim. Fatmiresisht keto efekte jane te vogla dhe zgjasin pak. Nga 1- 5% te rasteve botoks mund te preke lehte vetullen apo kapakun e syrit, e cila riparohet brenda 2-javesh. Ndersa disa paciente te tjere perjetojne djegie te lehte.

5. Cila eshte mosha ideale per aplikimin e botoks?

efektet e botox

Nuk eshte e nevojshme per sa kohe nuk keni rrudha per te fshehur. Nuk ka nje moshe te caktuar, ne momentin qe te bezdisin rrudhat ti mund te besh nje trajtim me botoks. Dr. Michael Kane, kirurg plastic ne New York pohon qe “Une kam pasur paciente qe kane aplikuar botoks per 20-vite me rradhe dhe nuk kane pasur demtime”

6. Sa zgjat efekti i botoksit?

zgjatja e efekteve te botox

Efektet variojne nga nje pacient tek tjetri, por ne pergjtihesi rezultatet e mira zgjasin 3.5 vjet.

7. A do kuptohet nga te tjeret qe ke bere botoks?

dinning with friendsPo edhe jo. Nje rezultat i mire ju ben te dukeni me e re, me e gjalle dhe me e lumtur. Do te kuptoheni nga te tjeret nese efektet e botoksit nuk kane qene maksimale dhe ndodh ajo qe shumi i druheni “efekti i ngrirjes”, ku nuk ndryshon asgje ne fytyre edhe kur qani apo qeshni.

8. Cfare ndodh nje dite pas trajtimit me botoks?

para dhe pas botoxMos prisni rezultate te menjehershme, ato jane te dukshme pas disa ditesh dhe vazhdojne gradualisht brenda 2-javeve. Gjithashtu rekomandohet qe pacientet te mos kryejne aktivitet fizik intensiv per 24-oret e ardhshme. Ndersa persa i perket make-up mund ta vendosni menjehere, nuk perben problem.

Similar Posts

3 Comments

  1. une jam 27 vjeqare me jan ber pak rrudha jo te fella dhe shum te imta, por jam kompleksu shum. jam e interesuar te bej botoks. po ku mund te bej ne kosov dhe sa kushtojn perafersisht keto trajtime

  2. Jolanda edhe pse nuk jep shume detaje se ku te jane krijuar keto rrudha, une te sugjeroj qe te konsultohesh me nje dermatolog te specializuar i cili te keshillon nese vertete duhet te perdoresh Botox ose trajtime te tjera si : mbushjen me acidin hyaluronic, peeling kimik apo trajtim me Fraxel. Gjithsesi mesatarisht nje trajtim me Botox kushton 200-250 euro dhe efektet nuk jane te perhershme mund te zgjasin 4-6 muaj. Ne Kosove ka shume qendra estetike dhe klinika dermatologjike te specializuara ne trajtimin e tyre.
    Faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *