Dhembe me te bardhe? Ja si….
Me kalimin e kohes dhembet e humbin ngjyren natyrale nga ushqimet dhe pijet qe konsumojme. Edhe pirja e duhanit ben qe ngjyra e dhembeve te erresohet. Buzeqeshja eshte nje element shume i rendesishem i pamjes tuaj prandaj duhet te kujdeseni per te. Rruga me e shkurter eshte ti drejtohesh dentistit tend por ka edhe disa keshilla qe duhet ti mbani gjithmone parasysh:
Shmangni pijet me ngjyre te erret
Nese ju pelqen shume te konsumoni kafe dhe caj, shtojini pak qumesht per ti zbutur ngjyren dhe per te ulur riskun e ngjyrimit te dhembeve. Gjithashtu mundohuni te konsumoni cajrat me ngjyre jo te erret, si caj limoni, kamomili, jeshil etj.
Kujdes nga temperaturat ekstreme
Nese e keni te domosdoshme nje pije freskuese gjate orarit te punes ne keto dite te nxehta vere, mos e pini akull te ftohte por ne nje temperature me te moderuar. Temperaturat shume te nxehta ose shume te ftohta i bejne dhembet me poroze e ne kete menyre me te prirur per te thithur “ngjyruesit”.
Lani dhembet pas frutave te pyllit
Manaferrat, boronicat etj ndikojne shume ne “njollosjen” e dhembeve, prandaj pasi keni ngrene nga keto fruta pylli, lani menjehere dhembet.
Edhe lengu i frutave i demshem?
Po. Lengjet e frutave jo vetem kane permbajtje te larte sheqeri, por disa prej tyre si: lengu i rrushit apo i boronices, shkaktojne ngjyrimin e dhembeve. Por jo vetem kaq. Acidet ne keto lengje, e bejne me te djeshem smaltin e dhembeve ndaj njollave dhe baktereve qe mund te cojne deri ne prishjen e tyre. Zgjidhja me e mire eshte ti hani frutat ashtu sic jane. Hani nje molle, ajo eshte mikja me e mire e dhembeve dhe ne rastet urgjente kur nuk keni furce me vete.
Perdorni camcakeza pa sheqer
Nese nuk eshte e mundur qe pas cdo ngrenie te lani dhembet, atehere pertypni nje camcakez pa sheqer. Sheqeri nxit zhvillimin e baktereve ne gojen tuaj duke rritur riskun e prishjes se dhembeve, prandaj zgjidhni nje “sugar free”.
Zgjidhni salcen e duhur
Kujdes se cfare salce perdorni ne ushqimet tuaja. Pavaresisht se ato i japin shume shije ushqimit, efektet qe ato kane tek dhembet jane te padeshirueshme. Mund te permendim: ketchup-in, salcen e sojes apo uthullen balsamike. Kerkoni per alternativa te tjera.
Ndersa disa nga menyrat qe perdorin dentistet per zbardhimin e dhembeve jane :
Zbardhimi ne klinike
Ky proces zgjat rreth nje ore ne varesi te ngjyres qe kerkohet te arrihet. Indet e buta (gingivet dhe buzet) mbulohen me nje maske dhe tek dhembet aplikohet xheli zbardhues. Ky xhel aktivizohet nga nje drite e posacme dhe penetron ne dhembet tuaj duke shkaterruar njollat dhe ngjyren e erret te dhembeve. Te gjithe solucionet e perdorura per zbardhimin e dhembeve kane ne perberje perioksidin dhe solucionet variojne nga fortesia dhe shperndarja e perioksidit.
Zbardhimi ne shtepi
Dentisti juaj parapergatit nje luge individuale per ju ku vendoset xheli zbardhues. Perdoret sipas udhezimeve me periudha te shkurtra gjate dites. Rezultatet jane te dukshme pas 2-javesh.
P.S : Ndryshe nga bindja qe ju eshte krijuar, solucionet zbardhuese nuk e demtojne smaltin tuaj. Perioksidi eshte nje acid qe vepron vetem ne zhdukjen e njollave. Prandaj nese deshironi mund te beni nje apo disa trajtime, por kujdes mos ta ekzagjeroni sepse mund te perftoni nje pamje jo-natyrale dhe aspak terheqese.