Si te vishni ngjyrat Neon
Kete vere ngjyrat neon i gjejme kudo, ne veshje, ne kepuce, ne canta, bizhuteri madje edhe ne aksesore per shtepine apo zyren. Por jo te gjithe guxojne te veshin ngjyrat neon, perderisa jane shume te theksuara dhe nuk shpeton pa u vene re. Atyre qe i pelqen te bien ne sy dhe nuk e kane problem te luajne me modelet dhe ngjyrat e fundit, jane ok. Po ata tipa pak me te turpshem a mund ta ndjekin kete tendence pa ekzagjeruar dhe te ndjehen rehat me lookun e tyre?
Sigurisht qe po. Ja disa kombinime te nuancave neon :
Perdorni aksesoret
Aksesoret jane shume te rendesishem dhe nuk duhet te mungojne per te kompletuar pamjen tuaj. Nese nuk doni te vishni nje bluze fosfor apo nje fustan, vishni nje pale kepuce me dizenjo te kesaj ngjyre,nje cante, nje shall apo nje rrip. Edhe bizhuterite apo aksesoret e flokeve jane nje ide shume e mire.
Kombinimi me ngjyrat neutrale
Ngjyrat neutrale jane lehtesisht te kombinueshme dhe pershtaten me se miri me nuancat neon. Kombinimi i tyre ju nxjerr ne pah linjat e trupit dhe ngjyren cokollate qe keni marre ne plazh. Provoni te vishni nje bluze neon (te verdhe, jeshile, portokalli apo pink) duke e kombinuar me pjesen tjeter me ngjyra neutrale. Duke u pershtatur me karakterin tuaj, zgjidhni nje look “casual” “street style” apo “chic”, e rendesishme eshte qe te ndjeheni komfort me ate qe vishni.
Kombinimi me ngjyrat e tjera
Nese me ngjyrat neutrale, veshja fosfor bie me shume ne sy, e kunderta ndodh kur e kombinoni me ngjyra me te erreta. Ato e bejne me pak te dukshme ngjyren neon duke e terhequr vemendjen tek vetja. Ne kete rast veshja neon eshte thjesht nje element plotesues.
Krijoni kontrast
Ngjyra e zeze dhe ajo neon jane dy ekstreme, por nese i kombinon ne menyren e duhur ato duken shume bukur bashke. Te veshesh nje fustan neon te kombinuar me cante,rrip, kepuce te zeza, krijon nje kontrast fantastik. Gjithashtu dhe aksesoret ngjyre ari apo argjendi pershtaten shume ne kete look.
Neon + Neon
Ky kombinim eshte per ata qe nuk e kane problem te bien ne sy, perkundrazi. Guxoni dhe provoni te luani me nuancat e ndryshme te neonit, qe nga e verdha deri tek pink i theksuar. Suksesi eshte i garantuar, por kujdes mos ekzagjeroni.