Eshte fundi i muajit Nentor dhe shume pak persona i kane nxjerre palltot e tyre nga dollapi. Vazhdojne te vishen xhaketat, te zeza ose me ngjyra dhe keni akoma kohe per te blere nje pallto te re.
Provoni nje here te blini nje pallto ndryshe nga ato standarte qe shohim me se shumti. Zgjidhni nje nga modelet e reja te propozuara nga stilistet per sezonin Dimer 2012-2013.
Ja cilat jane tendencat e palltove per sezonin Dimer 2012-2013
1. Pallto pa jake
Palltot pa jake nje tendence e ketij sezoni duke u inspiruar edhe nga stili retro apo vintage. Jane femerore e variojne nga ngjyrat apo materialet.
2. Stili ushtarak
Ky stil eshte shume ne mode jo vetem per palltot por edhe ne xhaketat. Modeli dopio-pet me gjatesi mesatare deri ne mes te gjurit apo edhe te shkurtra, eshte perdorur nga shume stiliste si: Burberry Prorsum, Victoria Beckham, Tommy Hilfiger, Altuzarra etj. Mund ti kombinoni edhe me aksesore si rrip apo cizme te gjata deri tek gjuri.
3. Pallto te gjera (oversized)
Mjaft me me modele fiks pas trupit, zgjidhni nje mase me te madhe dhe vishni poshte saj cfare te doni. Per te mos u dukur e ekzagjeruar kombinojeni me nje pale pantallona te ngushta apo me nje fustan pas trupit. Ky eshte nje stil retro dhe disi mashkullor i propozuar nga stiliste si: Chanel, Stella McCartney, Jil Sander.
4. Pelerina
Pelerinat jane me pak te zakonta por jane shume ne mode. Nese stili juaj eshte elegant dhe klasik, ky model eshte perfekt per ju.
5. Pallto teksitle 3-D (textural)
Materiali i palltove nuk eshte vetem stofi i zakonshem 1-ngjyresh, por edhe materialet 3-D. Nxirrni palltot e vjetra te mamit tuaj dhe kombinojini me dicka me moderne per te miksuar te 2 stilet.
6. Pallto te qendisura
Keto te japin nje pamje fisnike dhe jane me luksoze. Sigurisht qe nuk jane te pershtashme ne jeten e perditshme por ne raste te vecanta jane vertete per tu admiruar. Mund te zgjidhni stilin e Valentinos, Oscar de la Renta apo Chanel.
Vini re: pervec xhupit tuaj te preferuar, sportiv apo me pupla, nuk duhet te mungoje ne garderoben tuaj dhe nje pallto, per te qene sa me femerore dhe me stil kete dimer.
Poret e zmadhuara jane nje problem i zakonshem vecanerisht per lekurat me yndyre. Poret jane nje pjese shume e rendesishme e lekures, ato ndihmojne ne hidratimin dhe zbutjen e saj nepermjet prodhimit te yndyres. Por nese yndyra mbetet e bllokuar ne keto pore, atehere ato infektohen, kthehen ne pucra ose behen me te dukshme e…
Trendi i cantave ne pergjithesi per sezonin e ftohte te vjeshtes e te dimrit konsiderohen gjithmone cantat e thjeshta, praktike dhe me ngjyre te erret. Por kjo nuk do te thote qe ato te jene jo-interesante dhe te merzitshme. Frymezohuni nga Trendi i cantave per Vjeshte-Dimer 2012-2013 dhe beni zgjedhjen tuaj per te qene trendi edhe…
Tendencat kete sezon jane pak a shume njelloj si per femrat dhe per meshkujt. Edhe pse meshkujt jane me pak “fashionista” se femrat kjo nuk do te thote qe nuk jane te interesuar per tendencat e fundit te modes. Kete sezon me shume te bien ne sy pantallonat e shkurtra te cilat nuk jane nje…
Ja cilat jane 10 modelet me te paguara ne bote per vitin 2012 sipas revistes se njohur Forbes: 10. Candice Swanepoel Te Ardhurat: $3.1 milion Modelja me e re ne kete liste ruan te njejtin pozicion me te cilin u rendit edhe vitin e kaluar. 23-vjecarja nga Afrika e Jugut vazhdon te perfaqesoje markat…
Edhe pse po vonon pak, ditet me diell dhe plazhi nuk do te mungojne, Prandaj pergatituni me dieta, krem mbrojtes, aksesore por me kryesoret, rroba banjo qe ti shijoni ne maksimum pushimet tuaja. Bikini apo kostume trup, te zeza, neon, me dizenjo, ka shume mundesi zgjedhje qe ju te dukeni bukur dhe te ndjeheni mire…
Qerpiket jane jo vetem shume te bukur per pamjen e jashtme por mbi te gjitha kane funksion mbrojtes per syte. Jane nje pjese shume terheqese e fytyres, vecanerisht tek femrat, prandaj i kushtohet kaq shume vemendje dhe kujdes. E kuptoj shqetesimin e cdonjerit prej jush kur i bie nje ose me shume qerpike. Por edhe…
Si mundem te kontaktoj me ju
Fatbardha pershendetje. Mund te kontaktoni ne faqen tone ne Facebook, Stil dhe Jetese
Faleminderit