10 Top Modelet me te paguara te vitit 2012
Ja cilat jane 10 modelet me te paguara ne bote per vitin 2012 sipas revistes se njohur Forbes:
10. Candice Swanepoel
Te Ardhurat: $3.1 milion
Modelja me e re ne kete liste ruan te njejtin pozicion me te cilin u rendit edhe vitin e kaluar. 23-vjecarja nga Afrika e Jugut vazhdon te perfaqesoje markat e njohura si Victoria’s Secret, Prabal Gurung dhe Rag&Bone. Gjithashtu ajo merr pjese rregullisht ne sfilatat javore te quajtura “Fashion Weeks” qe zhvillohen ne Paris, New York dhe Milano.Te Ardhurat: $3.1 milion
9. Carolyn Murphy
Megjithese ka humbur nje pozicion ne krahasim me renditjen e vitit 2011, Carolyn ka perfituar nje shume te konsiderueshme te ardhurash nepermjet kontratave me Ann Taylor dhe Tom Ford. Ajo eshte dhe figura perfaqesuese e Estee Lauder qe prej vitit 2011.
8. Lara Stone
Te Ardhurat: $3.8 milion
Modelja gjermane e cila eshte martuar me komedianin anglez David Walliams, bashkepunon me disa nga markat me te njohura si Versace, Calvin Klein, Donna Karan dhe Prada si dhe me kompanine e makinave Mercedes Benz. Merr pjese rregullisht neper kataloget e ndryshem te modes.
7. Miranda Kerr
Te Ardhurat: $4 milion
Gruaja e Orlando Bloom me origjine Australiane, shfaqet per here te pare ne kete liste. Ajo punon kryesisht me Victoria’s Secret ku quhet nje nga Engjejt e kesaj linje veshjesh te brendshme. Nje marke tjeter e njohur me te cilen Kerr bashkepunon eshte Reebok. Qe prej vitit 2009 zoteron nje linje te sajen me produkte organike per trajtimin e lekures te quajtur Kora Oragnics.
6. Alessandra Ambrosio
Nepermjet kontratave me Victoria’s Secret dhe markat braziliane Colcci dhe Vivari, Ambrosio renditet ne vendin e 6-te te kesaj liste, pozicion i cili vitin e kaluar mbahej nga Daria Werbowy. Ne maj lindi femijen e saj te dyte, nje djale te cilin e quajti Noah, dhe eshte e vendosur te rikthehet per sfilaten e hapjes se dyqanit te pare Victoria’s Secret ne Londer.
5. Doutzen Kroes
Modelja gjermane 27-vjecare shfaqet per here te pare ne listen e 10 modeleve me te paguara sipas Forbes, duke spostuar Alessandra Ambrossio nje vend me poshte. Te ardhurat e saj jane kryesisht nga markat Victoria’s Secret, L’Oreal dhe Tiffany&Co.
4. Adriana Lima 
Te Ardhurat: $7.3 milion
Pjesa me e madhe e te ardhurave te Adriana Lima’s vjen nga kontratat e saj si nje nga Engjejt e Victoria’s Secret, qe prej vitit 2000. Kete vit ajo mori pjese ne fushatat reklamuese te Super Bowl, per te cilat mori nje shume te konsiderueshme. Ajo gjithashtu eshte modele per Donna Karan dhe Mavi Jeans. Pozicioni i ketij viti eshte i njejte me te vitit 2011.
3. Natalia Vodianova
Modelja Ruse me fytyre feminore shfaqet rregullisht neper revistat e njohura te modes si dhe merr pjese ne reklamat e parfumeve Guerlain dhe Calvin Klein. Ajo eshte themeluesja e fondacionit “Naked Heart” i cili nderton qendra argetimi ne zonat e varfera te Rusise. Vitin e kaluar renditej ne pozicionin e 9-te.
2. Kate Moss
Kate Moss ka fituar nje pozicion kete vit fale kontratave me Rimmel, Longchamp, Mango dhe Vogue Eyewear. Ajo mori pjese ne sfilaten e Louis Vuitton pranvere/vere 2012 dhe vazhdon te shfaqet neper revistat e ndryshme te modes. Gjithashtu Moss ka disa linja parfumesh prej te cilave vazhdon te mmarre perfitime. Edhe pse kete vit mbushi 38-vjec, ajo mbetet nje nga modelet me te kerkuara ne bote.
1. Gisele Bundchen
Eshte modelja me e paguar ne bote duke i lene modelet e tjera shume larg. Se fundi thuhet se po pret femijen e dyte me burrin e saj Tom Brady. Qe prej 6 vitesh mban vendin e pare ne kete liste, dhe te ardhurat e ketij viti jane pothuajse te njejta me ato te 2011-es. Akltualisht ka kontrata me shuma marramendese me Pantene, Esprit dhe Versace dhe zoteron nje linje sandalesh te quajtur Ipanema. Vitin e kaluar Bundchen dhe Brady u zgjodhen cifti me i paguar nder personazhet VIP.