|

Meshkujt modele me te paguar ne bote

Modelet meshkuj nuk eshte e drejte ti leme pas dore, pasi  folem per modelet femra me te paguara. Ketyre te fundit i kushtohet me pak vemendje krahasuar me femrat te cilat kane nje treg me te gjere ofertash. Edhe pse bota po ndryshon me nje shpejtesi te paimagjinueshme, perseri pjesa me e madhe e site-ve, revistave fokusohen me shume tek femrat per sa i perket modes, make up-it apo aksesoreve. Si rezultat, meshkujt modele kane fitime me te uleta se sa femrat modele. Te ardhurat e tyre shkojne afersisht $500,000 ne vit. Kjo shifer nuk eshte e ulet por krahasuar me fitimet e Gisele Bundchen $45 ml ne vit, diferenca eshte e dukshme. Gjithsesi edhe meshkujt e meritojne nje top list me me te miret, keshtu qe ja ku eshte :

Pozicioni i trete : Lars Bursmeister

Lars Bursmeister

Modeli gjerman eshte nje nga figurat me te njohura ne fushen e biznesit, fale 5-viteve experience me Giorgio Armani Acqua di Gio dhe ne fushaten per Hugo Boss. Karriera e tij nuk ka qene e lehte. Fillimisht ai ka punuar si mekanik ne Hamburg dhe nuk i shkonte kurre ne mendje te behej model deri sa ishte motra e tij qe e bindi te ndiqte boten e modes. Ajo i beri disa foto vellait te saj dhe i dergoi ne Agjensine e Modelingut “Mega Models” ne Hamburg. Kjo ishte pikenisja e karrieres se tij ku me pas pasuan sfilatat ne Milano, Paris dhe New York.  Pamja e tij, karakteri i forte, finesa dhe stili e bejne ate nje nga modelet me te preferuar nga markat e njohura.

Pozicioni i dyte : David Gandy

David Gandy

Edhe pse David Gandy eshte shume i njohur per fytyren dhe per muskujt e tij, ai renditete i dyti ne industrine e modes persa i perket pageses.Nese nuk ju vjen ndermend figura e tij, atehere Dolce & Gabbana dhe Davidhoff Cool Water do tjua kujtojne menjehere. Tiparet e tij, tipike te nje mashkulli mesdhetar, e bejne te duket seksi dhe terheqes njekohesisht. David Gandy edhe pse nuk eshte me i paguari, ai eshte nje Supermodel i vertete.

Pozicioni i pare : Gabriel Aubry

modele

Top Modeli me i paguar qe kryeson klasifikimin eshte Gabriel Aubry. Ai ka lindur ne Montreal ne nje familje te madhe prej 9-femijesh. Karriera e tij filloi rastesisht ne nje “night club” ku i ra ne sy nje stilisti. Nje vit me pas ai ishte protagonist ne reklamat e DKNY. Qe atehere Gabriel eshte nje nga modelet me te kerkuar dhe imazhi i tij shfaqet ne firmat me te njohura si: Hugo Boss, Tommy Hilfiger dhe Versace. Fansat neper profilet e tij ne rrjetet sociale, jane rritur edhe me shume kur ai filloi te frekuentonte aktoren e Hollywood, Halle Berry. Pervec karrieres se tij si model, Aubry ka perdorur famen e tij per te hapur restorante dhe te lancoje albume muzikore, duke rritur konsiderueshem edhe te ardhurat e tij vjetore.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *