syze 2013
| |

Syzet me ne mode per 2013

syzet ne mode

A e imagjinoni stinen e veres pa syze? Nje nga aksesoret me te perdorur jo vetem ne kete stine por gjate gjithe vitit, vjen me risi, stile dhe modele te reja. Syzet nuk jane vetem te bukura dhe trendi por jane edhe te nevojshme per mbrojtjen e syve nga rrezet UVA dhe UVB te diellit, prandaj kujdes kur beni blerje e zgjidhni syze cilesore.

Shume te perdorura nga femrat por edhe meshkujt, numri i te cileve shtohet gjithmone e me shume.

Stile unike apo unisex, ekstravagante apo klasike ja cfare kane propozuar stilistet me te famshem te modes per vitin 2013:

Syze mace “cat eye”

cat eye sunglasses

Nje nga stilet me te perdorura ne pasarelat e modes kete vit. Ne fakt duket sikur tendencat e viteve te kaluara qe nga veshjet, modelet e flokeve, make-upi apo dhe syzet po kthehen serish ne mode. Syzet me skelet ne formen e syve te maces jane nje stil retro i viteve 50’ por qe jane risjelle kete vit nga stiliste si Miu Miu, Anna Sui, Jason Wu etj. Ngjyrat fillojne nga e zeza klasike ne ngjyra te tjera apo dhe te printuara me lule, pika apo vija. Keto lloj syzesh jane shume femerore dhe i pershtaten cdo forme fytyre. Nje kombinin perfekt do ishte me floke te kapura bisht dhe nje buzekuq te kuq mat.

Syze te rrumbullaketa

round sunglasses

Syze te medha e te rrumbullaketa te stilit John Lenon jane shume ne mode kete vit. Jane unisex dhe i sheh jo vetem tek njerezit e zakonshem por edhe tek personazhet e njohur. Duken argetuese por ata qe kane fytyre te rrumbullaket me mire ta shmangin kete stil. Edhe ky eshte nje tjeter stil retro i cili kerkon dhe nje kombinim te posacem te veshjes dhe aksesoreve te tjere.

Syzet pasqyre

mirrored sunglasses

Top trendi i ketij viti, vecanerisht per Vere 2013 jane pikerisht syzet pasqyre. Forma dhe ngjyra te ndryshme nga blu, jeshile, portokalli apo metalike. Keto syze reflektuese jane perfekte per djem dhe vajza me nje stil casual te veshjes. Edhe personazhe te njohur si Blake Lively, Alessandra Ambrosio apo Jessica Alba jane te dashuruara pas ketij modeli te viteve 80’. Modelet e Oakley dhe Ray Ban jane me te perdorurat.

Syze gjeometrike

geometric sunglasses

Syze te medha dhe me forma pak te cuditshme jane nje tjeter trend i perdorur nga Miu Miu  apo Fendi. Ndoshta pak te ekzagjeruara per jeten e perditshme por per dike qe guxon dhe provon gjera te reja jane perfekte.

Syze te stolisura

embellished sunglasses

Nje detaj luksi, stil i sofistikuar si modelet e Prada apo Dolce & Gabbana me syze te stolisura ne skeletin e tyre. Lule apo gura te cilat i bejne te vecanta dhe interesante, pse jo per nje cocktail apo event special.

Syze plot ngjyra

colored frame sunglasses

Tendencat e syzeve qendrojne me shume te skeleti i tyre, forma dhe ngjyra se sa tek xhami. Forma nga me te ndryshmet si permendem me siper por edhe ngjyra te ndryshme, blu, jeshile me pika, vija apo edhe transparente pa ngjyre. Megjithese ngjyra e zeze eshte lehtesisht e kombinueshme me cdo gje, edhe keto mund te kombinohen shume mire me aksesore te se njejtes ngjyre.

Tashme dihet qe karakteri e personaliteti i nje personi kuptohet edhe nga aparenca e jashtme, prandaj kushtojini veendje edhe detajeve si syzet per te qene te kompletuar e te sigurte ne vetvete.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *