Rroba banjo Vere 2013, trendet e fundit
Edhe pse po vonon pak, ditet me diell dhe plazhi nuk do te mungojne, Prandaj pergatituni me dieta, krem mbrojtes, aksesore por me kryesoret, rroba banjo qe ti shijoni ne maksimum pushimet tuaja. Bikini apo kostume trup, te zeza, neon, me dizenjo, ka shume mundesi zgjedhje qe ju te dukeni bukur dhe te ndjeheni mire ne plazh.
Por ne ndryshim nga rrobat, kepucet apo aksesoret e tjere, rrobat e banjos nuk ndryshojne aq shume dhe vazhdimisht sepse mundesite jane te pakta. Pergjithesisht trendet e tyre rrjedhin nga trendet e rrobave te tjera dhe stilistet sjellin koleksione me risi dhe propozime te reja.
Eshte normale qe nese ndjeheni rehat dhe bukur me kostumin tuaj te banjos, do ti shijoni edhe me shume pushimet, prandaj hidhini nje sy tendencave e rroba banjo vere 2013 dhe zgjidhni stilin tuaj te preferuar:
Stili vintage
Stili vintage apo retro eshte nje trend qe gjendet kudo: ne rroba, syze, make-up, rroba banjo madje edhe ne dekorin e shtepise. Nje stil i shoqerise se larte te viteve 1950’, si Marilyn Monroe apo Grace Kelly. Nje look shume terheqes dhe sensual me bikini me bel te larte, rroba banjo trup, me pika, flutra, printime dhe ngjyra te ndryshme te nderthurura edhe me elemente moderne. Per me teper ky stil eshte shume femeror sepse ju nxjerr ne pah format tuaja dhe ju fsheh defektet.
Rroba banjo trup
Nje look elegant dhe chic i pare ne shown e Mercedes-Benz ne Miami. Nje tendence per tu mbuluar me shume, ne forme me bel te larte apo me nje shpatull. Kjo nuk do te thote qe sa me shume te zbuloni trupin aq me terheqese dukeni, perkundrazi me kete look dukeni te sofistikuara dhe femra me karakter te forte. E nese keni problem per nxirjen, vishini vetem mbasdite pse jo edhe me taka te larta e nje kapele te madhe.
Bikini te ndryshme (mismatched)
Tani eshte paksa jashte mode qe te veshesh kostume klishe te se njejtes ngjyre apo dizenjo. Nese do te jesh e vecante, vish pjesen e siperme ndryshe nga ajo e poshtme. Pervec se nje kontrast i bukur per syrin, eshte ekonomike per portofolin, rrobat e banjos qe keni kombinojini me njera tjetren. Aq me mire nese keni ngjyrat standarte, te bardhe dhe te zeze te cilat shkojne me cdo gje. Ky stil jo-perfekt eshte shume funny, aventuresk dhe pa komplekse, qe i pershtatet femrave me kete karakter. Dihet qe ajo cfare vishni pak a shume eshte pasqyre e karakterit tuaj.
Rroba banjo te printuara
Printimet e dizenjot e ndryshme, vijat, pikat, gjeometrike, flora apo fauna kane qene masivisht pjese e pasarelave te modes kete sezon. Ifluencuar nga keto trende vijne edhe rroba banjo me lule, lekura kafshesh, abstrakte etj. Nje dizajn unik pavaresisht nese i keni bikini apo rroba banjo trup, ju ben te bini ne sy e te jeni trendi.
Rroba banjo me fjongo
Fjongot jane nje detaj sa femeror dhe feminor. Shume te pershtatshme per femrat e perkedhelura apo te ashtuquajtura Lolita. Fjongot mund te jene ne pjesen e siperme te recipetave apo tek mbathjet anash ose mbrapa. Fjongot mund te perdoren kudo, si aksesore flokesh, dizenjo thonjsh apo bizhuteri.
Theket
Nje trend i ketij viti jane edhe theket. Nese jeni nje bleres i rregullt online do te shihni shume modele me theke, vecanerisht ne pjesen e perparme te recipetave. Theket jane nje element ekzotik dhe i pershtatshem per stinen e veres.
Dizenjo Aztec
Azteket, nje fis i vjeter Meksikan me kulturen dhe simbolet e tyre, jane bere nje detaj interesant per stilistet te cilet te frymezuar nga kjo kulture kane propozuar dizenjo te rrobave, cantave apo bikini me keto motive tribale.
Sic e shini nuk ka rregulla strikte per kostumin tuaj te banjos, zgjidhni ate qe ju pershtatet, qe ndjeheni rehat dhe shijoni ditet me diell.