Percina dhe Thumba. Tendence Vjeshte-Dimer 2012
Tendence e ketij sezoni, pervec te tjerave qe kemi permendur ne artikujt e meparshem, perbejne edhe percinat dhe thumbat. Kjo vjeshte vjen me rock se kurre me keto aksesore qe gjenden kudo, ne veshje, kepuce, canta madje edhe tek thonjte. Jeni gati per ta mbushur dollapin tuaj me percina dhe thumba? Ju mund ti blini te gatshme ose mund tia shtoni vete precinat.
Po ju japim disa ide se si mund ta vishni kete tendence te vjeshte 2012:
1. Pantallona te shkurtra me percina
Eshte krijuar bindja qe pantallonat e shkurtra mund te vishen vetem ne vere. JO, ato do vazhdojne te vishen por me ngjyra me te erreta, te zeza apo vishnje, me material lekure, kamoshe apo sateni. Mos e ekzagjeroni me percinat, mund te vendosni disa anash, ose tek xhepat mbrapa. Per ti veshur pantallonat e shkurtra mos u shqetesoni, mund ti vishni me geta dhe me cizme te shkurtra ose edhe me kepuce te larta e do te keni nje look super “cool”.
2. Kepuce dhe cizme me percina
Ketu eshte krejt e kunderta, sa me shume thumba dhe percina aq me mire. Mund te vendosni sa te doni edhe ta teproni. Pershtaten me mire me kepuce te zeza, kafe ose ngjyre nude, me material lekure ose kastor. Eshte e lehte per ti kombinuar me cdo gje, strece, funde, fustane etj. Me shume shkojne me ngjyra te zeza por edhe me te bardhen mund te kombinohen nese jane vete ngjyre e celet.
3. Xhaketa lekure me percina
Nese jeni nje tip punk, rock, rebele ju e dini shume mire si te vishni nje xhakete lekure me percina. Por ju qe keni nje stil tjeter hidhini nje sy fotove per te pare si mund te vishen. Keto xhaketa mund te jene teresisht te mbuluara me percina dhe thumba ose vetem tek pjesa e jakes, tek supet apo mbrapa. Ato mund te vishen me funde apo fustane por kujdes ti kombinoni ne menyren e duhur per te mos krijuar konfuziion dhe nje pamje aspak terheqese. Krijoni balancen e duhur sepse kufiri midis te qenurit “stylish” ose “vulgare” eshte shume i ngushte.
Mbani mend: nese percinat jane ngjyre ari, atehere edhe aksesoret zgjidhini ngjyre ari, nese jane ngjyre argjendi, aksesoret ngjyre argjendi, mos i ngaterroni ngjyrat.
4. Xhaketa xhins me percina
Percinat nuk shkojne vetem ne xhaketat e lekures por edhe tek ato xhins ngjajne shume bukur. Vecanerisht ne pjesen e supeve ose mbrapa, ato jane perfekte. Thjesht mbani parasysh qe pamja juaj nuk do te jete dhe aq femerore dhe sensuale.
5. Korse ose recipeta me percina
Ju ka vajtur ndonjehere ne mendje qe te vishni recipeta me percina? Dyshoj, por kur i sheh te tjeret apo edhe thjesht fotot duken shume bukur dhe trendi. Ne formen e nje korseje jane me te pershtatshme dhe mund te vishen si pjese e nje fustani ose te kombinuara me nje fund me bel te gjate, mundesisht te zi.
6. Jake me percina
Dekoroni jaken e kemishes tuaj me percina ose perdorni nje jake qe hiqet dhe vendoset si nje varese. Ky element i vogel ben shume ndryshim ne pamjen tuaj. Jakat vecanerisht jakat “piter pan” jane shume ne mode kete vit e nese e keni me percina akoma me mire. Nje look chic dhe rock njekohesisht.
7. Canta dhe aksesore me percina
Nese eshte dicka qe femrave nuk i mjafton kurre jane cantat dhe kepucet. Mund te jesh femerore dhe joshese edhe me nje cante me percina ose thumba. Pjesa tjeter e veshjes mund te jete cfaredo, pantallona, xhinse, strece, funde, fustane, nje-ngjyreshe ose me lule madje dhe leopard. Nuk ka rregulla, vetem mbani mend keshillen e mesiperme, percina ngjyre ari me aksesore ngjyre ari dhe e kunderta.
Edhe cantat e vogla ose kuletat duken shume bukur me percina. Ndersa aksesoret variojne nga vareset, byrzylyket, unazat, vethet apo aksesoret e flokeve. Mund te beni dhe dizenjo tek thonjte tuaj. E rendesishme eshte te mos e ekzagjeroni por sa me thjeshte te jete e mundur.
Ne tere veshjen tuaj perfshini vetem nje element me percina dhe thumba, sepse me shume do e rendojne pamjen dhe mund te dukeni vulgare.
Kepucet me thumba shum nice
Kepucet me thumba ku mind ti gjejj????????????