Qeskat e syve. Shkaqet dhe trajtimet

Shkaqet e krijimit te qeskave dhe rratheve te zinj tek syte

Ekspertet cilesojne moshen si nje nga shkaqet kryesore. Me kalimin e viteve, lekura humb elasticitetin dhe dehidratohet, ne kete menyra theksohen dhe dalin me ne pah qeskat poshte syve.
Por ne fakt nja nga shkaqet kryesore jane ato gjenetike, njelloj si edhe per thinjat. Nese prinderit tuaj i kane, me siguri do ti keni edhe ju.
Faktore te tjere jane edhe problemet shendetesore si: sinoziti kronik apo alergjite, pigmentim jo i rregullt i lekures dhe ekspozimi ne diell. Gjithashtu edhe stili i jeteses (gjumi, pirja e duhanit, ushqimet, aktiviteti fizik etj.) ndikon ne shfaqjen e qeskave apo ratheve te zinj te syve, qe jane thjesht ene gjaku ne ate pjese. Lajmi i mire eshte tek keto faktore mund te nderhysh dhe te kesh permiresime te dukshme.
Trajtimet per qeskat dhe rrathet e zinj te syve

Nje trajtim natyral por shume efikas eshte edhe vendosja e fetave te kastravecit te ftohta ose bustina te cajit jeshil te ngrira. Keto te fundit jane akoma dhe me te efektshme per vetite anti-inflamatore qe ka caji jeshil.
Ne farmaci apo dyqane kozmetike mund te gjeni edhe disa maska me xhel, te cilat mbahen ne frigorifer dhe me pas i vendos tek syte per 20-30 minuta. Syte do ti ndjeni te clodhur dhe me nje pamje te permiresuar.
Nje tjeter alternative eshte ti drejtoheni trajtimeve estetike ose plastike.

Nese kerkoni nje mbulim te rratheve te zinj thjesht per nje mbremje, nje korrektor i pershtashem mund tju beje pune. Por beni kujdes kur zgjidhni ngjyren. Korrektoret e bardhe, roze e zbehte, i theksojne akoma me shume ato. Me mire kerkoni per tonalitete te bezhes. Evitoni produkte me permbajtje parfumi, acidi glikolik apo salicilik. Ato mund te irritojne lekuren e cila eshte shume delikate ne kete zone dhe mund ta perkeqesojne situaten.
Para se ti drejtoheni kirurgut, provoni trajtimet ntyrale ose ndryshoni stilin e jeteses. Nderhyrjet kirurgjikale duhet te jene te fundit per tu marre ne konsiderate.