Dieta pas festave eshte e domosdoshme per tu rikthyer ne forme e te humbni ato kg qe keni shtuar. Kjo per shkak te ushqimeve super kalorike, embelsirave, yndyrave dhe ushqime te kripura. Nuk ju ve faj, e kush mund ti rezistoje gjelit te detit, bakllavase apo panetones? Por mos u shqetesoni. Sa me shpejt te rigjeni ekuilibrin aq me i ulet eshte risku qe ato kilogram te depozitohen pergjithmone. Kjo nuk eshte nje diete qe kerkon shume sakrifica, as te rrini pa ngrene, thjesht duhet te beni kujdes se cfare hani.
Kjo diete sherben per te pastruar organizmin nga toksinat, ndihmon ne drenim dhe ne humbje te 1-3kg ne dy jave. Ne cdo vakt mund te perdorni 2 luge vaj ulliri qe permbajne 180 kalori. Nderkohe gjate dites nuk duhet te kaloni me shume se 1200 kalori nese doni te arrini rezultatin e deshiruar.
Perime mund te konsumoni sa te doni sepse favorizojne ndjesine e ngopjes, ndihmojne ne rolin e stomakut dhe nuk e pengojne dieten.
Mos perdorni sheqer por embelsues artificial.
7-super ushqime qe duhet te konsumoni gjate 2-javeve te Dietes:
Keto ushqime jane aleate per humbjen e peshes, ju ngopin, ju pastrojne, drenojne dhe gjithashtu permbajne perberesit e nevojshem per organizmin. Sipas dietologes Dr.Samantha Biale keto jane 7-super ushqimet:
1. Orizi
Orizi i zier eshte i pasur me ushqyes si vitamina B1, e cila transformon ushqyesit ne energji, vitamina PP e rendesishme per funksionimin e metabolizmit dhe oryzanol qe ndihmon ne uljen e kolesterolit.
2. Kos frutash
Kosi i frutave permban disa baktere te cilet i rezistojne acidit te stomakut dhe lehtesojne fryrjen e stomakut. Keto fermentime ndihmojne ne pastrim te organizmit, i cili eshte i nevojshem pas nje periudhe kequshqyerje.
3. Sallate jeshile
Sallata jeshile e mbush stomakun dhe ju ngop. 100gr sallate = 19 kalori ndersa 1kg sallate = 190 kalori. Shtoni dhe nje luge vaj ulliri qe permban 90 kalori. Sallata jeshile eshte perfekte kur keni uri nervoze, sepse permban nje perberes te quajtur lattucario, nje qetesues natyral. Mund te provoni dhe rukolen qe ndihmon ne tretje.
4. Djath Grana
Jo vetem shume i shijshem por edhe i pasur me protein, hekur, kalcium, vitamine A dhe vitamina te grupit B. por kujdes duhet te konsumoni shume pak, sepse ju ushqen dhe ju ngop shpejt.
5. Ananasi
Ananasi stimulon drenimin e indeve duke lehtesuar fryrjen e stomakut. Fale perberesit te tij, brolemine, qe gjendet ne pjesen e forte dhe ne mes te frutit, ndihmon ne tretjen e proteinave dhe te ushqimeve ne pergjithesi. Ky frut eshte perfekt per reduktimin e celulitit, karakterizuar nga ruajtja e lengjeve te teperta.
6. Makaronat
Eshte e kote te hiqni dore nga makaronat sepse 100gr permbajne 120 kalori, 3.5gr proteina dhe 23.5 karbohidrate. Mund te zgjidhni makarona integrale e ti gatuani me domate,spinaq apo perime te tjera. E rendesishme eshte qe te mos perdorni shume gjalp apo vaj ulliri. Per me shume, makaronat permbajne 2 aminoacide esenciale: tirosinen dhe triptofanin qe ndikojne ne luftimin e stresit.
7. Mish dhe peshk pa dhjam
Mishi eshte nje rregullator fiziologjik i oreksit. Nese ne mengjes hani 1-2 feta proshute, ne dreke jeni te prirur te hani me pak. Ndersa peshku eshte me i lehte per tu tretur dhe ju siguron jodin, i rendesishem per stimulimin e metabolizmit.
Shembull menuje per tu ndjekur gjate Dietes:
Per tu dobesuar e per te qene ne forme, konsumoni ushqimet qe permendem me siper duke i kombinuar sipas shijes tuaj. Po ju japim nje Menu shembull qe mund ta ndiqni gjate 2-javeve te dietes:
Mengjesi
Caj ose kafe pa sheqer
50 gr drithera (buke integrale, miell tershere etj)
1 gote qumesht ose nje kos frutash
1 frut
Dreka
200gr peshk ose 150gr mish pa dhjam
Perime te ziera me 1 luge vaj ulliri
100gr makarona, fasule, thjerreza ose 3 patate
Nje fete djath ose kos
Darka
200gr peshk ose 150gr mish pa dhjam
Perime te ziera me 1 luge vaj ulliri
100gr makarona, fasule, thjerreza ose 3 patate
1 frut te fresket
PS: gjate dites mund te pini edhe 1-2 cajra bimore, preferohet caji jeshil, por pa sheqer, te cilet ndihmojne ne pastrimin e toksinave dhe pini shume uje.
Te gjithe e dini besoj se cfare jane pikat e zeza ne fytyre dhe sa te bezdisshme e jo estetike duken. Vecanerisht lekurat e yndyrshme jane me te prirura per krijimin e tyre. Keto pika te zeza krijohen nga nje sere faktoresh duke filluar qe nga ato gjenetike, por edhe nga stili i jeteses. Ato…
Nje koleksion i inspiruar nga vitet 60` qe ndryshe nga stilistet e tjere ka perdorur shume ngjyra si: fuksia, kafe, blu, jeshile dhe portokalli. Koleksioni ka qene surprizues per motivet e dizenjot e perdorura edhe per jakat me flutura ne nje stil retro te fustaneve. Ne sy te bien edhe palltot me vija te kombinuara…
Tendence e ketij sezoni, pervec te tjerave qe kemi permendur ne artikujt e meparshem, perbejne edhe percinat dhe thumbat. Kjo vjeshte vjen me rock se kurre me keto aksesore qe gjenden kudo, ne veshje, kepuce, canta madje edhe tek thonjte. Jeni gati per ta mbushur dollapin tuaj me percina dhe thumba? Ju mund ti blini…
Provoni keto ushqime per te qene ne formen tuaj me te mire gjate gjithe veres : 1. Jeshilleqet Sipas dietologes Mary Dinehart-Perry, ne SHBA, jeshilleqet nuk jane vetem nje alternative ideale per te shtuar volumin e vaktit tuaj pa shtuar kalorite, por gjithashtu ato permbajne shume ushqyes (vitamina A, C, K, kalcium, magnez, hekur, kalium…
Eshte fundi i muajit Nentor dhe shume pak persona i kane nxjerre palltot e tyre nga dollapi. Vazhdojne te vishen xhaketat, te zeza ose me ngjyra dhe keni akoma kohe per te blere nje pallto te re. Provoni nje here te blini nje pallto ndryshe nga ato standarte qe shohim me se shumti. Zgjidhni nje…
Njollat e diellit jane te zakonshme per pjesen me te madhe te njerezve pas plazhit, por nuk duhet te alarmoheni. Lekura jone eshte e veshur nga nje membrane e cila modifikohet vazhdimisht dhe eshte normale qe pas nxirjes, lekura ka ngjyre me pak uniforme se zakonisht. Keto njolla shfaqen me shume ne fytyre, ne pjesen…