Te gjithe e dini besoj se cfare jane pikat e zeza ne fytyre dhe sa te bezdisshme e jo estetike duken. Vecanerisht lekurat e yndyrshme jane me te prirura per krijimin e tyre. Keto pika te zeza krijohen nga nje sere faktoresh duke filluar qe nga ato gjenetike, por edhe nga stili i jeteses. Ato gjera te konsideruara “te keqija” per shendetin si: alkoli, duhani, kafeina, produktet e perpunuara, ushqim me shume karbohidrate apo yndyre, ndikojne edhe ne shfaqjen e ketyre pikave.
Por mos u cudisni nese shkak i tyre mund te jete edhe stresi. Kjo sepse stresi ndikon ne prodhimin e hormoneve dhe ne vecanti testosteroni e ben lekuren me te predispozuar per krijimin e pikave te zeza.
Sa me shume ato te rrine pa trajtuar, aq me shume zmadhohen poret. Por para se te dilni para pasqyres e te filloni ti shtypni, lexoni keto hapa dhe keshilla per te shpetuar nga pikat e zeza pa i shtypur ato:
Pikat e zeza jane njesoj si pikat e bardha, por me ndryshim qe kane yndyre te oksiduar te depozituar. Oksidimi i jep edhe ngjyren e zeze. Ndersa pikat e bardha nuk jane te oksiduara prandaj nuk kane ngjyre. Ndryshe nga pucrat, pikat e zeza jane te hapura, nuk kane ndonje shtrese lekure si inestetizmat e tjere.
Hapi I: Pastrimi
Pastroni rregullisht fytyren, keshillohet nje pastrues me acid salicilik i cili ndihmon ne trajtimin dhe parandalimin e pikave te zeza. Ky pastrues vepron si antibakterial dhe anti-inflamator njekohesisht.
Hapi II: Tonifikimi
Tonifikimi i lekures eshte i rendesishem sepse toniku mbyll poret dhe rregullon pH e lekures. Zgjidhni nje tonik pa alkol qe permban totarol (me veti antibakteriale).
Hapi III: Trajtoni zonat me probleme
Lekurat jane te tipeve te ndryshme mund te jene te thata, te yndyrshme apo mikse. Pergjithesisht zona me me shume yndyre ne fytyre eshte zona-T (hunda, mjekra, balli) dhe pikerisht keto jane edhe me te prirura per pikat e zeza. Atehere trajtoni vetem keto zona me specifikisht me nje serum qe permban Vitamine B3 (nyacinamide) e cila trajton zonat e prirura per akne dhe ul yndyren dhe enzimen e papaya qe sherben si eksfoliues duke larguar qelizat e vdekura qe bllokojne poret.
Hapi IV: Hidratoni
Mbajeni lekuren te hidratuar duke perdorur nje krem pa yndyre (oil-free), preferohet nje krem qe permban edhe acid hialuronik. Gjate dites perdorni gjithmone krem me faktor mbrojtes SPF, sidomos nese po e eksfolioni lekuren shpesh.
Hapi V: Scrub
Beni scrub lekures 2-here ne jave. Mund te zgjidhni scrub te gatshem apo ta pergatisni vete ne kushtet e shtepise. Eksfolimi i lekures eshte celesi per parandalimin e pikave te zeza.
Hapi VI: Beni maske
Aplikoni 2-here ne jave maske per fytyren dhe zgjidhni nje maske specifike per lekure te yndyrshme ose pergatisni maska natyrale, te cilat i gjeni ketu. Maskat ndihmojne ne absorbimin e yndyres dhe mbylljen e poreve.
Por nese i ndiqni rregullisht keto hapa dhe perseri nuk keni rezultat?
Mos u trembni. Beni nje konsultim me estetisten tuaj. Ka raste kur ju ushtroni presion mbi to duke perftuar efekt te kundert, duke i infektuar apo lene shenja. Nese ju shtrydhni nje pike te zeze, ajo kthehet ne nje shenje te dukshme e cila do kohe te zhduket. Me mire drejtohuni estetistit dhe kerkoni nje pastrim fytyre.
Ata dine si ta pergatisin fytyren, ta pastrojne ne menyre korrekte dhe ta trajtojne pas pastrimit, per te parandaluar inflamacionin apo daljen e tyre perseri. Avulli eshte i domosdoshem per hapjen e poreve per nje pastrim te thelle i cili i kombinuar me produkte profesionale dhe efektive, jep rezultatet qe deshironi.
Alternative tjeter per heqjen e pikave te zeza
Pore strips
Keto strips mund ti gjeni shume lehte ne farmaci apo dyqane kozmetike. Por a funksionojne vertete? Disa njerez pohojne qe po ndersa per disa te tjere nuk funksionon. Por ato nuk jane te pershtatshme per nje lekure te ndjeshme, sepse gjithsesi mbetet nje adeziv qe ngjit ne fytyre. Absolutisht nuk duhet perdorur nese njekohesisht perdorni edhe trajtim per aknet si psh: Accutane, Differine, Epiduo, Tetracikline apo Retin-A. Efekti i tyre eksfoliues per lekuren e ben akoma dhe me te ndjeshme.
Keshille: edhe pse efekti i produkteve kimike eshte me i shpejte, keshillohet perdorimi i produkteve natyrale te cilat nuk kane efekte anesore dhe kane rezultate me afatgjata.
Gerhitja eshte nje problem i zakonshem si per meshkujt por edhe per femrat. Nuk eshte shqetesim vetem per ate qe gerhet por edhe per ate qe i qendron afer. Normalisht frymemarrja realizohet nepermjet hundes. Ndersa kur gerhisni, frymemarrja behet me ane te gojes, qe mund te vi nese marrja fryme me hunde has pengesa. Fenomeni…
Dieta pas festave eshte e domosdoshme per tu rikthyer ne forme e te humbni ato kg qe keni shtuar. Kjo per shkak te ushqimeve super kalorike, embelsirave, yndyrave dhe ushqime te kripura. Nuk ju ve faj, e kush mund ti rezistoje gjelit te detit, bakllavase apo panetones? Por mos u shqetesoni. Sa me shpejt te…
Jeni merzitur me seksin monoton dhe pa fantazi? Ju eshte merzitur pozicioni i misionarit dhe dhoma juaj e gjumit (vendi i perhershem ku kryeni marredhenie)? Eshte e kuptueshme kur keni kohe te lidhur bashke, pasioni zbehet. Por kjo sdo te thote qe nuk e doni me njeri-tjetrin, apo ju duket me pak terheqes. Kjo do…
Vaji i bajames eshte nje nga vajrat me te perdorur ne produktet kozmetike apo receta natyrale bukurie. Ne fakt ekzistojne 2 lloje vaji bajamesh: i embel dhe i hidhur, por vaji i bajames se embel eshte me i keshillueshem per perdorim, i pasur me acide yndyrore te shendetshme si acid oleic (omega-9) dhe acid linoleik…
Duhani bashke me alkolin dhe drogen eshte nje nga problemet me shqetesuese per shqiptaret dhe jo vetem. Tashme edhe femijet e dine qe pirja e duhanit te ben keq e megjithate ka miliona persona qe bien pre e ketij kurthi. Por pse ndodh kjo? Perse e fillojne dhe me pas nuk heqin dot dore nga…
Floket e dekoloruar edhe pse jane te veshtire per tu trajtuar vazhdojne te preferohen me se shumti nga femrat, ne formen e fijeve apo te ngjyres bjonde. Ne 2011 ngjyra platin ishte shume ne mode, me nje model sensual dhe agresiv njekohesisht, prerje e shkurter me baluke. Edhe pse femrat qe e aplikuan dukeshin shume…
5 Comments
Ka krem hidratues + SPF a eshte ly krem per moshe 17 vjec e siper apo skakton demtim te fytyres?? Ose kjo nuk sjell problem sepse eshte hidratueslrem per te cilen fytyra ka nevoje?? Cfare keshille me jepni
Ka krem hidratues + SPF a eshte ly krem per moshe 17 vjec e siper apo skakton demtim te fytyres?? Ose kjo nuk sjell problem sepse eshte hidratueslrem per te cilen fytyra ka nevoje?? Cfare keshille me jepni
cfar vendi e keni dyqan ju
jam 19 vjeq ka pika ne fetyr ku mu mu drejtu ne cilen vend jam kumuna drenasit
Shume krem I mire super
Shume I mire krem