Gripi dhe rrufa jane shume te zakonshme gjate stines se dimrit. Ne shume raste mund te jene te lehta dhe kalon per pak dite por ka raste qe mund te kete edhe komplikacione me pasoja. Mos e neglizhoni sepse dhimbja, temperatura, ethet apo bllokimi i hundeve ndikojne ne gjendjen tuaj dhe ne aktivitetin e perditshem.
Farmacite ju ofrojne alternativa nga me te ndryshmet per ti luftuar, por nese nuk jeni nje fans i medikamenteve, provoni keto mjekime alternative, pa efekte anesore qe te gjithe i keni ne shtepite tuaja.
1. Supe me pule
Sipas studimeve te publikuara ne revisten mjekesore “Chest”, shijimi i nje supe me mish pule dhe me perime, ngadaleson levizjen e neutrofileve, qelizave te bardha te gjakut qe mbrojne organizmin nga infeksionet e ndryshme. Duke ngadalesuar levizjen e tyre, ato perqendrohen ne ato zona te organizmit qe kane me shume nevoje per sherim. Supa e pules eshte me efektive ne reduktimin e infeksioneve te rrugeve te frymemarrjes dhe gjithashtu nese ka permbajtje te ulet te natriumit (Na sodium), ka me shume vlera ushqyese dhe ju mban te hidratuar.
2. Xhenxhefil
Xhenxhefili eshte perdorur per shekuj si nje mjekim alternativ kunder semundjeve te ndryshme, rezultatet e te cilit sot jane te vertetuara shkencerisht. Grini pak xhenxhefil dhe hidheni te zieje ne uje. Pasi ta keni pire do te ndjeni nje lehtesim te kolles dhe te dhimbjes se fytit. Por gjithashtu ju largon edhe te perzierat te cilat shpesh shoqerojne gripin. Xhenxhefili eshte i njohur per vetine e tij qe largon te vjellat e cfaredo lloj natyre.
3. Mjalti
Nje caj i ngrohte me limon dhe pak mjalte, ju lehteson dhimbjen e fytit por ndikon edhe ne lehtesimin e kolles. Studime te fundit kane vertetuar qe femijet qe konsumonin 10gr mjalt para se te flinin, kishin nje lehtesim te kolles. Por pervec qetesimit te kolles, kjo ndikonte edhe ne gjume me te qete, qe gjithashtu ndikonte ne lehtesimin e simptomave te gripit. Mjalti ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale. Por beni kujdes mos i jepni femijeve me te vegjel se 1-vjec sepse ai permban spore botulinumi, baktere te cilat sistemi imunitar i femijeve nuk mund ti perballoje.
4. Hudhra
Duke i shtuar hudher menuse tuaj ditore, ju reduktoni simptomat e gripit dhe jeni me pak te rrezikuar nga semundjet apo infeksionet e tjera. Hudhra ka nje perberes te quajtur alicine, e cila bllokon enzimatqe ndikojne ne zhvillimin e infeksioneve virale apo bakteriale. Vecanerisht gjate periudhes se dimrit, eshte e keshillueshme te konsumoni hudhra mjaftueshem.
5. Vitamina C
Ushqime te pasura me vitamine C si: agrumet (limoni, portokalli), kiwi, luleshtrydhet, specat e kuq, jeshilleqet dhe patatet e embla jane miq te imunitetit tuaj vecanerisht gjate periudhes se dimrit. Shtojini cajit pak leng limoni dhe mjalt te cilat edhe pse nuk mund tju sheroje plotesisht, vitamina C do ju rrise imunitetin e trupit.
6. Uje me kripe
Beni gargare me uje me kripe per te reduktuar infeksionet e rrugeve te frymemarrjes dhe simptomat e gripit. Gjithashtu do tju lehtesoje dhimbjen e fytit dhe bllokimin e hundeve. Pergatitja eshte shume e thjeshte. Ne nje gote plot me uje, tretni nje luge caji me kripe dhe shpelani gojen dhe fytin. Perdorni uje te zier me pare e te ftohur, per te shmangur perhapjen e baktereve.
7. Lageshtia
Gripi perhapet me shpejt e me lehte ne ambjemte te thata, prandaj mbani nje nivel te caktuar lageshtie ne ambjentin ku rrini. Mund te zgjidhni nje humidifier te posacem qe ta mbani ne dhome dhe do te ndjeheni me rehat. Rritja e lageshtise redukton inflamacionet nasale duke lehtesuar frymemarrjen. Nese i shtoni disa pika vaj eukalipti akoma me mire sepse stimulon frymemarrjen. Kujdes: uji qe perdoret ne humidifier, duhet nderruar cdo dite per te shmangur bakteret e mundshme.
8. Beni nje dush
Banjot e ngrohta jane efektive jo vetem tek femijet por edhe tek te rriturit. Ato ndikojne ne uljen e temperatures dhe simptomave te tjera te gripit. Nese ujit te vaskes i shtoni disa kripera minerale apo pak sode dhe disa pika vaj esencial, kjo ju ndihmon ne lehtesimin e dhimbjeve te trupit. Vajrat esenciale me te keshillueshem janeato me: rosmarine, eukalipt, portokall dhe livando.
Keto jane disa metoda alternative kunder gripit dhe rrufes, por pervec tyre ekzistojne edhe shume te tjera, disa te cuditshme qe perdoren neper kultura te ndryshme. Duke ndjekur keshillat tona urojme qe te kaloni nje dimer te qete e pa grip.
Te gjithe e dini besoj se cfare jane pikat e zeza ne fytyre dhe sa te bezdisshme e jo estetike duken. Vecanerisht lekurat e yndyrshme jane me te prirura per krijimin e tyre. Keto pika te zeza krijohen nga nje sere faktoresh duke filluar qe nga ato gjenetike, por edhe nga stili i jeteses. Ato…
Megjithese njerezit jane shume te ndryshem nga njeri-tjetri, ka disa pika te perbashketa qe vlejne pak a shume per te gjithe. Kur behet fjale per te joshur nje mashkull, femrat jane te gatshme te bejne cdo gje. Por ka disa gjera qe ato ndoshta nuk i dine. Ja disa sekrete per te joshur nje mashkull,…
Deshira per seks eshte veshtire te kete te njetin intesitet e te mos ndryshoje me kalimin e kohes. Eshte dicka qe ndodh tek te dy partneret, por sot do te fokusohemi te Femrat. Ne nje moment te caktuar te marredhenies, femra nuk ka me ate deshiren per te kryer marredhenie si me pare, pavaresisht se…
Jeni merzitur me seksin monoton dhe pa fantazi? Ju eshte merzitur pozicioni i misionarit dhe dhoma juaj e gjumit (vendi i perhershem ku kryeni marredhenie)? Eshte e kuptueshme kur keni kohe te lidhur bashke, pasioni zbehet. Por kjo sdo te thote qe nuk e doni me njeri-tjetrin, apo ju duket me pak terheqes. Kjo do…
Floket kacurrele duken me te thjeshte per tu kujdesur ne krahasim me floket e drejte, por kjo pershtypje eshte e gabuar. Floket kacurrele kerkojne po aq vemendje e kujdes si ato te drejte. Pavaresisht nese i keni kacurrela natyrale apo doni ti beni dhe te ndryshoni “look” po ju japim disa modele te personazheve te…
Kremi mbrojtes ndaj diellit eshte bere pjese e rutines tuaj te perditshme bashke me nje pale syze te medha dhe nje super kapele kur jeni ne plazh. Por a dini vertete gjithcka mbi kremin qe perdorni? Rregullat e reja qe ka nxjerre FDA (Food and Drug Administration) ne SHBA, do tju ndihmojne ne zgjedhjet qe…