Cfare eshte Sindroma Pre Menstruale (PMS)
Sindroma Pre Menstruale PMS ose PMT (premenstrual tension), eshte nje teresi simptomash emocionale dhe fizike te lidhura me ciklin menstrual te femrave. Keto ndodhin ne fazen luteale te ciklit menstrual, pra disa dite para periodave. Rreth 90% e femrave preken nga keto shqetesime nderkohe qe per disa jane te lehta, per disa te tjera dhimbjet jane te padurueshme.
Cilat jane simptomat e PMS?
1. Psikologjike
- – luhatje humori
- – humbje e vetebesimit
- – agresiviteti
- – e irrituar
- – perqendrim i dobet
- – lodhje, debulese
2. Fizike
- – forcim dhe dhimbje gjoksi
- – fryrje e barkut ose stomakut
- – shtim ne peshe
- – fryrje te kembeve
- – dhimbje koke
Por nuk eshte e thene qe te gjitha keto simptoma ti lidhim me PMS. Ato mund te shkaktohen edhe nga faktore te tjere si: depresioni, stresi, anemia apo probleme me gjendrat tiroide.
Duhet te siguroheni qe keto simptoma jane thjesht para-menstrule ne te kundert beni analizat e nevojshme. PMS ka nje kohezgjatje te caktuar para dhe pas ciklit. Nese shqetesimet nuk nderpriten atehere nuk eshte thjesht faji i hormoneve.
Cili eshte shkaku i PMS (sindroma pre menstruale)
Ndryshe nga bindja e pergjithshme qe keto shqetesime vijne nga niveli i hormoneve, nuk eshte ky shkaku sepse niveli i hormoneve eshte i njejte si tek femrat me PMS ashtu dhe tek ato pa simptoma.
Nuk ka nje shpjegim te sakte te shkakut te kesaj sindrome, por mendohet qe ka te beje me luhatjet e nivelit te hormoneve femerore pas ovulacionit. Luhatjet ne nivele normale te hormoneve lidhen me ciklin mujor, fryrja e gjoksit, e barkut apo dhimbjae kokes. Ndersa efektet emocionale si irritimi, stresi, luhatjet e humorit, mund te lidhen me nivel me te ulet se normalja te nje perberesi kimik ne tru (serotonine). PMS nuk ka lidhje me ndonje anomali ne organet e pjeses se legenit.
Si ti trajtoni keto shqetesime?
Trajtimet varen nga natyra dhe niveli i shqetesimeve. Per disa femra disa ndryshime te vogla ne stilin e tyre te jeteses si: mos-konsumimi i alkolit, shmangia e kafeines, mospirja e duhanit, do ti bente simptomat me te durueshme.
Por ka edhe preparate te ndryshme farmaceutike me:
Trajtime jo-hormonale
- – vitamine B6
- – vaj agulice ne mbremje (EPO)
- – diuretike, lehtesojne kembet e fryra
- – antidepresive, ne trajtimin e shqetesimeve emocionale
- – bromocriptine and cabergoline, vecanerisht per dhimbjen e gjoksit
Trajtime hormonale
- – progresteroni, megjithese ka efekte anesore
- – kontraceptivet orale
- – danazol, i bazuar ne hormonet e testosteronit
- – estrogjen ekstra
Ne artikullin tjeter do flasim per disa menyra praktike per te shpetuar nga shqetesimet pre-menstruale, pa nevojen e farmaceutikeve.