veshje me ngjyra pastel
|

Tendencat per Meshkuj Pranvere-Vere 2012 , Ngjyrat Pastel

mens fashion

Me ardhjen e sezonit te ngrohte te veres secili duhet te rishikoje garderoben e tij. Ngjyrat ne kete sezon jane gjithmone ne mode si per meshkujt dhe per femrat. Eshte koha ta shnderroni dollapin tuaj ne nje ylber te vertete. Pas shume dekadave ku meshkujt visheshin vetem me ngjyrat baze, te konsideruara normale, tashme ngjyrat jane kthyer ne nje detaj te rendesishem te garderobes te secilit prej jush. Megjithese ka ende meshkuj “jo guximtare”, vecanerisht ne Shqiperi, te cilet nuk ndjehen rehat me keto tendenca te reja.

Gjithsesi ne po ju informojme per trendet e fundit dhe zgjedhja eshte e juaja :

Ngjyrat Pastel (ngjyrat e ndermjetme)

ngjyrat pastel

Keto ngjyra jane shume ne mode kete vit dhe i gjen kudo, ne veshje, ne aksesore, ne kostumet e plazhit, madje edhe ne dekorin e shtepise. Secili mund te gjeje veten duke i kombinuar nuancat e ketyre ngjyrave, nga me te hapurat e deri tek me te theksuarat. Ai i cili nuk guxon te luaje shume me ngjyrat mund ti perdore thjesht si aksesore. Ngjyrat pastel jane lehtesisht te kombinueshme, bejne pjese tek klasiket dhe nuk dalin asnjehere jashte mode. Ndryshe nga ngjyrat specifike, si psh portokollia e theksuar e cila mund te jete ne mode per 1 ose 2 sezone.

Ju mund ti perdorni si ngjyre kryesore ne lookun tuaj te pergjithshem ose si plotesuese. Mund te merrni ne konsiderate edhe veshje apo aksesore me dizenjo te ndryshme me keto ngjyra.

  • Ngjyrat Pastel te lehta

ngjyra pastel te lehta

Jane te lehta per tu kombinuar dhe i shkojne pothuajse te gjithe tipave te meshkujve. Mund ti perdorni qe nga corapet, pantallonat e deri tek kollarja. Por me e rendesishme eshte qe ju te ndjeheni rehat me ate cka vishni, sepse kjo shfaqet edhe ne menyren si rrini apo si silleni

  • Ngjyrat Pastel te theksuara

ngjyra pastel te theksuara

Jane per ata meshkuj te cilet nuk e kane problem te bien ne sy dhe te te jene pjese e diskutimeve. Kombinimi i nje xhakete sportive me kete ngjyre, me nje pale pantallona apo xhinse dhe nje kollare te dizenjuar ose nje ngjyreshe, do te jete nje stil unik. Mos kini frike te blini veshje me keto ngjyra sepse ato jane gjithmone ne mode.

Provoni nje pale pantallona roze te hapur me nje kemishe blu deti, apo me nje bluze polo te bardhe, 1 pale atlete sportive te bardha dhe nje pale syze. Looku juaj tashme eshte super trendy.

Me poshte po ju propozojme disa modele veshjesh me ngjyrat pastel :

ngjyra pastel tek meshkujt 2veshje pastelmodele me veshje pastelmoda per meshkujmeshkuj dhe modekapele dhe corapeatlete dhe pantoflakombinime pastel

Similar Posts

One Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *