Zumba : Disiplina me e re per te mbajtur trupin ne forme & per tu argetuar
Zumba eshte nje mix kercimi dhe aerobie, e inspiruar nga muzika latine. Ajo e ka origjinen qe ne vitet 90’ ne Kolumbi, ku koreografi Alberto “Beto” Perez, ka improvizuar krejt rastesisht levizje te reja ne palestren e tij, pa pasur idene qe ky do ishte fillimi i nje super suksesi. Me vone kjo disipline e re u be e famshme ne te gjithe boten, se fundi edhe ne Shqiperi.Ajo qe e ben speciale Zumben, eshte fakti qe nuk eshte monotone si menyrat e tjera te stervitjes. Ajo perfshin elemente kercimi dhe aerobie, eshte plot ritem dhe energji, e lehte per tu ndjekur dhe mbi te gjitha djeg shume kalori.
Koreografia e saj permban levizje hip-pop, samba, salsa, merengue, mambo madje edhe levizje belly-dance. Zakonisht ajo zgjat 1 ore ku mund te djegesh deri ne 1000 kalori te cilat mund te variojne ne baze te kategorise qe ndiqni. Mund te ushtrohet neper palestra me instruktore te vecante ose ne shtepine tuaj ne forme lojrash me teknologjite e fundit si X-box apo Nintendo Wii. Edhe personazhet e njohur jane fanse te saj si : Jennifer Lopez (e cila ka perfshire edhe disa elemente ne videoklipet e saj), Emma Watson, Jordin Sparks, Halle Berry, Victoria Beckham etj.
Synimi kryesor eshte qe te argetoheni, te kenaqeni dhe te shijoni ritmin e muzikes, djegia e kalorive eshte nje plus me shume.
Zumba ndahet ne 8 – kategori ku secili prej jush mund te gjeje ate qe i pershtatet me shume :
1. Zumba Fitness
Eshte e pershtatshme per te gjithe, e lehte per tu ndjekur, efektive dhe shume energjike. Kercehet me ritme ekzotike latine dhe pa e kuptuar fare ju argetoheni, tonifikoheni, largoni stresin dhe jeni ne forme perfekte.
2. Zumba Gold
Eshte per nje target njerezish me moshe me te madhe, ku formula baze e Zumbas modifikohet qe ti pershtatet me se miri nevojave te tyre. Ka te njejtat ritme latine si Zumba Fitness por ofrohet ne nje menyre me te lehte per te kenaqur ndjekesit e saj.
3. Zumba Toning
Eshte per ate kategori njerezish qe kane per synim kryesor tonifikimin. Ketu perfshihen edhe girat tonifikuese dhe punohet vecanerisht per barkun, kofshet, vithet, krahet. Eshte menyra me e mire per tu stervitur dhe per tu kenaqur njekohesisht.
4. Aqua Zumba
E njohur si “Party ne pishine” eshte nje ide terheqese per tu stervitur. Jane te shpeshta te qeshurat, te bertiturat gjate nje ore te tille. Aty nderthuren ushtrimet kardio, tonifikuese duke u shoqeruar nga nje energji qe kalon cdo lloj parashikimi.
5. Zumbatomic
Kryesisht per femijet e moshes 4-12 vjec te cilet argetohen dhe sterviten nen ritmet e muzikes qe ata pelqejne me shume(hip-pop, reggaeton etj). Edhe prinderit jane shume entuziaste duke pare efektin qe ka tek femijet, duke rritur vetebesimin e tyre, perqendrimin dhe rritjen e shendetshme.
6. Zumba in the Cirquit
Alternon disa minuta dance-fitness me muzike latine dhe ushtrime force ne intervale te ndryshme kohe. Ju garanton djegie kalorish dhe largim te merzise. Studentet do gjejne me te miren ne kete kategori.
7. Zumba Gold – Toning
Ofron me te miren e dy disiplinave, pervojen gjalleruese te Zumba Fitness dhe benefitet me te mira nga ushtrimet fizike te forces. Eshte nje program i thjeshte qe mund te ndiqet edhe nga fillestaret. Ky lloj fitnessi ju ndihmon te forconi muskujt tuaj, te rrisni densitetin e kockave dhe te permiresoni qendrimin.
8. Zumba Sentao
Perfshin ne koreografine e kercimit karriket, per te forcuar, balancuar dhe stabilizuar trupin tuaj gjithashtu edhe per te rritur performance e zemres ne nje menyre krejt te re.
Jeni gati? Rrembeni nje karrike dhe filloni te ndiqni ritmin ………….
ku mund te gjeshe kete salle
zumba eshte perhapur shume ne cdo qytet te Shqiperise
ne pergjithesi ne palestrat qe bejne aerobi bejne edhe zumba
Jam e interesuar te marr ohese ne zumba afer bregut te diellit