Cfare rroba banjosh te zgjidhni per kete vere?
Kur afrohet vera, 2 gjera qe shqetesojne me shume jo vetem femrat por edhe meshkujt jane: forma fizike dhe kostumi i plazhit.
Per formen fizike ju kemi dhene disa keshilla ne rubriken dieta, ndersa per rrobat e banjos po ju ofrojme disa alternativa nga tendencat e fundit te Vere 2012.
Te zgjedhesh rrobat e banjos nuk eshte dhe aq e thjeshte sepse nuk mjafton vetem fakti qe kane ngjyre dhe disenjo modern por njekohesisht duhet te jene edhe te rehatshme, te pershtaten me format tuaja dhe me ngjyren tuaj te lekures.
– Keshtu nese keni nje lekure te celet dhe floke bjonde natyrale apo kafe te celet, ngjyra qe ju pershtatet me shume eshte e kuqja dhe ngjyrat e tokes. Shmangni ngjyren gri dhe te zeze.
– Nese keni nje ngjyre mesatarisht te erret dhe floket po ashtu, luani me ngjyrat: e verdhe, pink, lejla ju shkojne shume. Por mos vishni ngjyrat bezhe apo ngjyre ulliri.
– Nese keni floke ngjyre karrote ne te kuqe dhe lekure te bardhe, ngjyrat si blu kobalt apo nuancat e jeshiles dhe pink ju shkojne shume. Nuk eshte ide e mire te vishni ngjyren e verdhe apo portokalli.
Pothuajse ne cdo vitrine shohim mini-kostume qe i pershtaten trupave perfekte. Po per ato femra qe kane disa kg me teper cfare eshte me pershtatshme ne plazh?
Sigurisht qe synimi juaj eshte qe te dukeni me e dobet ne ato rroba banjo. Per kete mbani parasysh qe rrobat e banjos mos tju shtrengojne apo tju rrine te vogla, sepse nxjerr me ne pah kilet e teperta. Me mire blijini nje numer me te madh se numri juaj. Nje femer e mbushur duket me mire me rroba banjo trup, me ngjyra te erreta, me disenjo vertikale dhe me rripa te gjere tek shpatullat ose bust.
Duke mbajtur parasysh keto keshilla, hidhini nje sy modeleve me te fundit qe ju propozojme per kete sezon Vere 2012:
Modelet Retro Jane rikthyer serish ne mode modelet e viteve 80’ ku shume nga keto jane me flutra, me pjese tyli, me shtrat te larte, trup etj. Stili i tyre ju ben te dukeni sa me femerore dhe sensuale.
1. Me flutra
Jane klasike dhe shume femerore, flutrat mund te jene tek pjesa e siperme apo edhe tek pjesa e poshtme e kostumit.
2. Me thurje
Edhe keto rroba banjo jane shume seksi. Ndryshe nga rrobat e tjera te banjos keto nxjerrin ne pah me shume pjese te trupit. Modelet e tyre variojne nga nje-ngjyreshet e deri tek ato me lule apo dizenjo te ndryshme. Te jeni te sigurta qe nese i vishni dhe i kombinoni ne menyren e duhur, nuk do te shpetoni pa rene ne sy.
3. Bikini me nje rrip
Edhe kjo eshte tendence e rikthyer ne mode nga viti 2008, por me ndryshimin qe rripi do te jete me i trashe dhe pse jo te kete nje ngjyre te ndryshme nga pjesa tjeter.
4. Bikini me figura te printuara
Ato variojne nga modele dhe figura nga me te ndryshmet. E rendesishme eshte qe ju te ndjeheni e vecante dhe komfort kur i vishni.
5. Me shtrat te larte
Kjo tendence eshte futur dukshem ne te gjitha veshjet, fundet, pantallonat por edhe tek rrobat e banjos. Bejne pjese ne stilin klasik dhe jane te preferuarat e Katy Perry, Rihana apo te motrave Kardashian.
POR edhe kete vere vazhdojne te jene IN, bikinit me pjesen e siperme ne forme syri, apo trekendeshe, trikinit dhe mos harroni mbathjet te jene braziliane.