Tendencat per Meshkuj Vjeshte-Dimer 2012-2013
Te rejat e ketij sezoni ju japin mundesine te rifreskoni garderoben tuaj me ngjyra, modele dhe stile te tjera. Ne fakt keto 5-vitet e fundit, moda e meshkujve ishte bere pak e rendomte ose e merzitshme. Por tashme eshte momenti per ndryshime te medha.
Ajo qe te bie me shume ne sy ne koleksionet e ketij sezoni jane: modele me ngjyra te erreta, kostume pas trupit, xhaketa me dopio kopsa, pantallona sportive disi me te shkurtra ne fund dhe nje shumellojshmeri kapelesh.
Duket sikur stilistet kane rikthyer elemente te modes te viteve 1940 dhe i kane nderthurur me njeri-tjetrin.
Per shembull, bluzat. Ne kete sezon bluzat jane te tilla qe ju japin mundesine te vendosni edhe nje kollare, ne vecanti ato te ngushtat dhe me ngjyre te erret. Por shume ne mode jane edhe bluzat e gjera me vija te theksuara.
Gjithashtu provoni nje xhakete me cirka me nje kemishe dhe nje pale xhinse. E per te kompletuar pamjen tuaj vendosni edhe nje shall me ngjyre te erret.
Keto pak a shume bejne pjese ne stilin klasik, por nese doni ta thyeni pak kete stil, atehere shtoni ngjyrat. Provoni nje bluze te gjate me ngjyre te theksuar apo thjesht nje shall. Gjithashtu ngjyrat ju ndihmojne edhe ne humorin e mire, apo jo?
Pra, ne kete sezon nuk duhet te mungojne ne dollapin tuaj 3 gjera:
- veshjet me ngjyra te erreta
-
bluzat e gjata
-
jeleket apo xhaketat me jake V
Ndersa persa i perket pantallonave, do te jene me pjesen para me pala si ne vitet 50` megjithese do vazhdojne akoma edhe pantallonat me front te sheshte perpara. E xhinset jane te ngushta e te zbehta, pse jo edhe me shtrat pak te varur.
Gjithashtu cdo mashkull duhet te kete nje xhakete apo pallto sportive ne garderoben e tij. Meshkujt me trendi mund te zgjedhin xhaketa me dizenjo.
Per sa i perket trikove, do mbizoterojne ato me vija, me dizenjo te ndryshme dhe me ngjyra te celeta e solide.
Nuk duhet te mungojne as aksesoret qe vijne ne ngjyra e modele te ndryshme.
Duket sikur tendencat e ketij sezoni jane te ngjashme me moden e femrave per vjeshte 2011. Por me disa variacione, stilistet e kane sjelle ate te vertete dhe mashkullor. Ngjyrat “tradicionale” si: kafe, gri, e zeze nuk jane asnjehere jashte mode, por kombinimi i tyre me nuanca te se kuqes, portokallise etj i shton akoma me shume gjalleri veshjes tuaj.
Me te gjithe kete varietet modelesh dhe ngjyrash, me siguri do te gjeni dicka te pershtatshme per ju dhe stilin tuaj.
Pretty nice post. Thank you so much!