| |

Duhani. Si dhe perse fillohet?

perse pihet duhani

Duhani bashke me alkolin dhe drogen eshte nje nga problemet me shqetesuese per shqiptaret dhe jo vetem. Tashme edhe femijet e dine qe pirja e duhanit te ben keq e megjithate ka miliona persona qe bien pre e ketij kurthi.

Por pse ndodh kjo? Perse e fillojne dhe me pas nuk heqin dot dore nga duhani?

Ne pergjithesi ai qe nuk pi duhan, ka nje vizion me moralist per jeten dhe e konsideron duhanpirjen nje ves te cilit duhet ti qendrosh larg. Ne shumicen e rasteve, ata qe nuk perdorin duhanin nuk konsumojne as alkolin. Keta persona konsiderohen nga shoqeria si me te besueshem, me serioz, me punetor por edhe me pak tei shoqerueshem se duhanpiresit.

duhani

Ndersa per sa i perket duhanpiresve, faktoret motivues jane:

deshira per te rene ne sy dhe per tu dukur me te medhenj
rebelizmi, vecanerisht tek adoleshentet
kurioziteti
ndjesia e inferioritetit ndaj miqve te tjere
deshira per te imituar etj.

Sipas disa studiuesve amerikane, meshkujt kane me shume probabilitet per te filluar duhanin krahasuar me femrat, megjithese ky raport vjen duke u ngushtuar gjithmone e me shume. Interesant eshte fakti qe edhe pse cigarja e pare mund te pihet ne moshe te vogel, ai kthehet si ves i pandreqshem rreth moshes 18-vjec.

Nje nga motivet me te zakonshem qe japin duhanpiresit per te justifikuar kete ves, eshte stresi. Por ne te vertete nikotina eshte nje stimulues, perberja kimike e te cilit e ben te pamundur efektin e saj relaksues.

 

duhanpirja

Motive te tjera jane:

kenaqesia e te berit dicka te perbashket me shoqerine
nje mjet per “te thyer akullin” ne situata te sikletshme
per tu dukur me te sigurte ne vetvete
te thyesh monotonine apo merzitjen
dicka e pershtashme per tu bere ne nje moment pushimi te shkurter   “break”

 

Njohja e motiveve dhe arsyeve qe shtyjne dike te filloje duhanin, jane hapi i pare dhe me i rendesishmi ne momentin qe doni te hiqni dore.

Similar Posts

2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *