Pergatisni lekuren per sezonin e vjeshtes
Lekuren duhet ta trajtoni vazhdimisht me produkte te pershtashme dhe ti kushtoni rendesi edhe ndryshimit te stineve. Vjeshta vjen me temperatura me te uleta dhe faktoret klimatike (si ererat e ftohta) te cilet e bejne lekuren tuaj me te ashper, dehidratuar dhe te thate. Lajmi i mire eshte qe ekzistojne shume menyra per te parapergatitur lekuren nga ky mot i fresket.
Me poshte po ju paraqisim 5-menyrat me praktike dhe efektive per te mos pasur probleme me lekuren kete sezon:
1.Kushtoji me shume rendesi hidratimit
Ne mot te ftohte, lekura eshte me e prirur per tu thare, por per te shmangur kete, zgjidhni nje krem hidratant me te forte. Pse jo edhe nje krem hidratues per lekure te thate. Momenti me i mire per aplikuar kremin hidratues per fytyren apo per trupin eshte pas dushit, sepse ndihmon lekuren te ruaje lageshtine e saj dhe te mos thahet. Per trupin ju sugjerojme te perdorni gjalp trupi si: gjalp bajamesh, ose gjalpe arrekokosi.
2.Minimizoni eksfolimet e lekures
Nese gjate veres i benit shpesh lekures scrub per ta pastruar dhe per te hequr qelizat e vdekura, tashme duhet ti rralloni. Kur ju eksfolioni lekuren ajo behet me sensitive dhe moti i ashper dhe i ftohte mund te perkeqesoje pamjen e saj. Provoni scrub me baze vaji (psh.me vaj argani), i cili e pastron dhe e hidraton njekohesisht.
3.Perdorni acidin hialuronik
Acidi hialuronik ka perberes qe ndihmojne ne hidratimin e lekures qe eshte thelbesore per periudhen e vjeshtes e te dimrit. Ne qofte se keni lekure te yndyrshme, zgjidhni nje serum ne forme xheli.
4.Zgjidhni nje pastrues delikat
Ne kete sezon lekura eshte shume delikate dhe zgjedhja e nje produkti te ashper ose agresiv mund ta demtoje ate. Keshillohet te perdoret nje pastrues me delikat se pastruesi qe perdorni zakonisht.
5.Kremi mbrojtes
Fakti qe do te visheni me menge te gjata dhe do te mbuloni lekuren tuaj, nuk do te thote qe jeni te mbrojtur nga rrezet e diellit. Nje krem mbrojtes me faktor SPF 15 do ishte ideal ne kete stine. Zgjidhni kremera me baze mineralesh per te pasur nje efekt te plote.
Shijojeni vjeshten me nje lekure te ndritshme e te shendetshme.
e mund te leme sapunin ne fytyr disa minuta pa e pastruar a mund te pergjigjeni
sapuni ne pergjithesi ta than fytyren e nese keni lekure te ndjeshme me mire perdorni nje locion pastrues specifik per lekuren tuaj. Ju sugjeroj mos ta mbani sapunin apo locionin aq gjate. Nje pastrim perfekt i fytyres fillon me larjen me uje te ngrohte qe te hapen poret, larja me sapun antibakterial, sa te formohet shkuma e te masazhohet per disa sekonda dhe shpelarja me uje te ftohte per mbylljen e poreve.