Rreziqet e piercing
Piercing nuk eshte dicka e re. Ai eshte perdorur qe ne kohet e hershme si ne Rome, Afrike apo Indi, si nje forme stolisje e trupit por e pare ne formen e nje simboli te spiritualizmit, konformizmit apo identitetit te kulturave te tyre. Ne ditet e sotme piercing eshte perhapur shume por perdoret per tjeter kuptim, per tu dukur terheqes, i vecante apo trendi. Me i perhapur eshte tek adoleshentet qe duan te bien ne sy e te jene ne qender te vemendjes.
Piercing ka te beje me shpimin ne nje pjese te caktuar te trupit dhe vendosja e nje vethi apo bizhuje te posacme. Ai mund te behet ne pjese te ndryshme te trupit si: ne vesh, buze, hunde, gjuhe, faqe, kerthize madje edhe ne organet gjenitale. Me te zakonshmet jane ato ne vesh dhe ne hunde. Por edhe pse piercing mund te jete pozitiv per look-un tuaj ai ka disa risqe dhe rreziqe qe duhet ti merrni parasysh para se te beni nje te tille.
Rreziqet e piercing
1. Infeksionet
Beni kujdes qe te zgjidhni nje profesionist i cili ka experience te mjaftueshme dhe merr masat e duhura. Por ndonjehere edhe profesionistet neglizhojne ne higjene apo ne dhenien e keshillave. Infeksionet mund te vine si shkak i teknikes jo higjenike ose per shkak te pakujdesit pas berjes se tij. Me i nzakonshem eshte infeksioni bakterial qe shfaqet ne anet e piercing. Edhe pse inflamacioni eshte normal te ndodhe, nese ai perkesohet mund te coje ne enjtje, skuqje, gjakderdhje, qelbezim madje edhe ne helmim te gjakut apo te sindromes “toxic shock”.
Ne pergjithesi berja e piercing eshte nje procedure qe kerkon kohe te sherohet dhe kjo kohe varet nga pjesa e trupit ku eshte bere. Nje piercing ne vesh kerkon 3-4 muaj per tu sheruar, ne hunde 2-3 muaj, ne gjuhe edhe kerthize do 1-2 muaj, gjithmone nese tregohet kujdesi i duhur, ne te kundert sherimi mund te zgjase ose te keni komplikacione.
2. Demtimi i nervave
Nese piercing nuk vendoset me kujdes, ai mund te shkaktoje demtim te nervave. Kur shpimi i vrimes behet ne nerv apo afer tij, mund te coje ne humbje te ndjeshmerise apo ne dhimbje te padurueshme. Ne rastin e piercing ne gjuhe, ka shume mundesi per prishjen e smaltit te dhembeve apo demtimin e mishrave te dhembeve.
3. Semundjet ngjitese
Gjithmone sigurohuni qe te shkoni tek nje profesionist i autorizuar. Mos u tregoni impulsive dhe te pakujdesshem. Shume persona nuk i kushtojne rendesi rrezikut te mjeteve te pasterilizuara qe mund te cojne ne ngjitje te semundjeve si Hepatit B dhe C apo virusit HIV, te cilat perhapen nepermjet gjilperave te infektuara.
Nga te gjithe llojet e piercing po vecojme ate ne kerthize dhe ne gjuhe, qe jane me pak te zakonte se ato ne vesh apo ne hunde.
Piercing ne kerthize
Duket shume bukur tek femrat vecanerisht ne plazh. Edhe pse eshte nje proces pa dhimbje kerkon nje perkujdesje pas berjes se tij per te shmangur infeksionet e mundshme.
– Lajeni 2-here ne dite me nje sapun anti-bakterial, por mos e teproni me larjen
– Merrni nje cope te paster te lagur dhe prekni butesisht kerthizen. Me pas fshijeni me nje cope te thate. Mos perdorni peshqir apo ndonje rrobe sepse mund te kene baktere. Bejeni kete per 3-4 muaj derisa te sherohet plotesisht.
– Mos e levizni shpesh vethin.
– Kujdes kur shkoni ne pishina apo SPA, menjehere pas larjes perdorni nje sapun antibakterial.
Piercing ne gjuhe
Piercing ne gjuhe eshte shume i demshem per dhembet. Ai gerryen enamelin e dhembeve tuaj dhe per me pak se 3-4 vjet ato jane te demtuar. Rrit rrezikun e semundjeve te mishrave te dhembeve, mund ti demtoje apo ti infektoje ato.
Mund te hasni veshtiresi ne funksionet e perditshme orale si: te ngrenit, te pertypurit apo te folurit. Kjo sepse metali qe keni vene nxit mbiprodhimin e peshtymes. Gjithashtu edhe shijimi i ushqimeve apo pijeve mund te ndryshoje.
Per te mos pasur komplikacione kujdesuni rregullisht per te
– Pas cdo gjeje qe hani pastrojeni gjuhen te pakten per 7-ditet e para.
– Para se te prekni piercing, sigurohuni qe i keni duart e pastra.
– Enjtja dhe fryrja jane normale, por per ta lehtesuar sadopak, shtypni pak akull dhe mbajini ne goje deri sa te shkrijne. Mbani uje te ftohte me akull edhe gjate dites.
– Perdorni nje shpelares goje anti-bakterial dhe pa alkol, si Listerine apo Oral-B. Te pakten 7-ditet e para duhet ta shpelani rregullisht gojen dhe kujdes kur lani dhembet mos ta lendoni.
Duke pasur parasysh keto keshilla dhe rreziqet e piercing, ju ndoshta do te keni ndryshuar mendje apo deshironi akoma ta beni. E rendesishme eshte qe te jeni te ndergjegjshem, te informuar sepse jo gjithmone gjerat e bukura jane te shendetshme.
une dua nje pirsing n vesh sepse njerin vesh e kam m t madh se tjetrin dhe n kete menyr llapa e veshit do t mblidhet disi .e kam verejtur edhe tek klipi i miley crus q e ka nj t till..FALEMINDERIT!!!