“Uria emocionale” Cfare eshte dhe si ta ndalojme?
Ju ka ndodhur shpesh qe te hani jo sepse jeni te uritur, por sepse jeni ne ankth, jeni te stresuar, te nervozuar? Jam shume e sigurt qe po.
Ngrenia sherben si “ngushellim” ne ato raste kur duhet te mundim sensacionet negative. Mjafton cfaredolloj ushqimi, i kripur ose i embel (ky i fundit eshte me i shpeshte). Ndodh ne cdo ore jashte orarit mormal te vakteve kryesore, vecanerisht ne darke e ne oret e vona. Me shume jane te prekura femrat midis moshes 16-40 vjec dhe vecanerisht para periodave.
Uria emocionale apo nervoze eshte e lidhur me nje mekanizem biokimik natyral, ku organizmi nen presionin e stresit ka nevoje per nje doze karbohidratesh dhe sheqernash, te cilat aktivizojne hormonin e serotonines. Serotonina eshte hormoni i lumturise, qeteson nervat dhe transmeton sinjale kenaqesie.
Simptomat kur kemi te bejme me “Uri emocionale”
- Kur deshira per ushqim nuk lidhet me nje ndjesi urie por me nje nevoje te papritur per te ngrene patjeter dicka.
- Menyra si hahet, shpejt si i pangopur pa pasur mundesine te ndjeni as shijen e asaj qe po hani.
- Nuk ka rendesi nese eshte e kripur apo e embel, megjithese keto te fundit jane me te preferuara. Te 3-tat nga preferenca jane edhe ushqimet me yndyre.
- Pas nje gjendje ankthi e nervozizmi, ngrenia e dickaje duket sikur ju lehteson dhe qeteson.
- Me pas gjithmone ju kap nje ndjenje faji dhe pendimi.
Si ta ndaloni kete “uri emocionale”?
– Ne momentin qe lind kjo deshire, bejini pyetje vetes, nese vertete jeni te uritur?
– Ne vend te ushqimit zgjidhni zevendesues si: camcakez, lepirse.
– Edhe larja e dhembeve eshte nje menyre per te hequr oreksin
– Kushtojini rendesi snack (vakteve te ndermjetme) sepse ato nuk lejojne qe tju marre uria
– Bejini nje pastrim kuzhines nga embelsirat, biskotat, karamelet apo te ngjashme. Ne vend te tyre mbani karrota apo fruta te cfaredolloji.
– Nje shetitje eshte shume e mire si anti-uri emocionale. Beni 15 minuta ecje duke menduar per te tjera gjera, ndihmon ne largimin e oreksit te pajustifikuar.
Me pak vendosmeri dhe me shume autokontroll, mund ta menaxhoni edhe kete uri emocionale, qe ne dukje e pafajshme te shton disa kg shume te veshtire per tu hequr me vone.