Halloween eshte nje feste qe festohet kudo ne 31 Tetor, se fundi edhe ne Shqiperi. Sot konsiderohet si nje feste argetuese, per femijet e te rriturit, te cilet veshin kostume te cuditshme, te pazakonta, tregojne histori te frikshme dhe festojne tere naten deri ne mengjes.
Origjina e kesaj feste vjen nga besimet fetare te lashta dhe folklori, ku permendim paganizmin, besimet fetare Romake, besimin Katolik te hershm dhe folklorin Irlandez.
Historia e Halloween
Kjo feste ka lindur rreth 2000 vjet me pare, ne pjesen e Britanise se Madhe, Irlandes dhe Frances veriore ku jetonin Keltet, te cilet organizonin nje festival ne perkujtim te fund vitit. Viti i Ri per ta fillonte ne 1 Nentor dhe festivali quhej “Samhain”. Fundi i vitit nenkuptonte fundin e veres, fundin e te korrurave dhe fillimin e nje sezoni te gjate e te veshtire te dimrit, gjate te cilit ndodhnin shume fatkeqesi dhe vdekje. Per kete arsye ata besonin qe ne kete dite 31 Tetor, jeta dhe vdekja ishin shume afer, shpirtrat e te vdekurve te mire ose te keqinj ndodheshin kudo dhe ate nate gjithcka mund te ndodhte.
Prandaj Keltet visheshin me kostume te cuditshme dhe benin zhurme per te frikesuar shpirtrat. Ndiznin nje zjarr te madh per te nderuar Zotet e tyre dhe zjarret ne shtepi fikeshin qe shtepia te behej sa me e shemtuar per te mos terhequr shpirtrat.
Besohet se Zanat visheshin si lypese gjate kesaj feste dhe shkonin ne cdo shtepi te kerkonin ushqime. Ata qe i jepnin dicka zanave, shperbleheshin, ndersa ata qe nuk jepnin gje ndeshkoheshin. Ketu eshte edhe origjina e “trick or treat” qe praktikohet vecanerisht ne USA.
Kjo feste vazhdoi edhe pas pushtimit nga Romaket, edhe me perhapjen e Kristianizmit megjithese ishte nje feste pagane. Tashme emri i saj u ndryshua nga “Samhain” ne “All Saints Day” ose “All Hallows Eve” e me vone u quajt “Halloween”.
Ka edhe versione te tjera te kesaj feste si ne Irlande dhe Skoci, ku njerezit festojne “Jack o’lanters” per te trembur shpirtrat e Stingy Jack dhe te tjere.
Legjendat dhe supersticionet per shtrigat dhe macet e zeza vazhdojne dhe sot.
Festa e Halloween eshte perhapur me vone edhe ne USA, ku u be feste zyrtare dhe mori nje kuptim tjeter nga nje tradite pagane. Ne mes te shekullit te XX, kjo feste u perhap shume, duke u festuar me parada ne qytet, me kostume te vecanta dhe me dekore te posacme.
Ndersa ne Meksike, Ameriken Latine e Spanje festohen 3-dite, nga 31 Tetor-2 Nentor, “All Saints Day” dhe “All Souls Day”.
Ne Evropen Perendimore, Halloween festohet sipas tradites Amerikane.
Traditat e Halloween
1. Kostumet
Veshja me kostume ka lindur qe ne festen pagane te Keltikeve. Sipas nje versioni duhet te vishesh ne menyre te frikshme per te trembur shpirtrat. Nje tjeter version eshte te vishesh cuditshem dhe ne menyre qesharake per te krijuar ngaterresa. Kostumet seksi jane nje risi e koherave moderne, shume larg kuptimit te kesaj feste.
2. Trick or treat
Eshte nje praktike nga Keltiket, sipas legjendes qe zanat visheshin si lypese dhe shkonin ne cdo shtepi per te kerkuar ushqim. Kjo tradite vazhdon edhe sot, kryesisht ne USA, ku femijet te veshur me kostume shkojne ne cdo shtepi te lagjes dhe marrin embelsira dhe karamele. Kuptimi i kesaj eshte qe ne qofte se i zoti i shtepise nuk “treat” nuk jep dicka, atehere do te pesoje ndonje “trick” ndonje loje djallezore.
3. Zjarri i madh
Legjenda e zjarrit te madh ishte per te larguar shpirtrat nga shtepia e tyre dhe nje version tjeter ishte per nderuar zotat e tyre. Ky ishte nje zjarr “i shenjte” rreth te cilit mblidhen njerezit dhe tregojne histori te frikshme, me shpirtra dhe fantazma.
4. Kungulli
Ky simbol i Halloween e ka origjinen ne Irlane dhe Skoci. Kunguj te care dhe me drite brenda, vendoseshin kudo neper dritare, jashte shtepise edhe brenda per te mbajtur larg shpirtrat e keqinj. Legjenda thote qe Jack u mundua tia hidhte djallit, por me vone nuk u pranua as ne parajse as ne ferr dhe shpirti i tij ka mbetur ne toke. Djalli pati meshire per te dhe i dha nje kungull me qiri brenda per te ndricuar rrugen e perjetshme ne Toke. Sot kungulli eshte nje nga simbolet kryesore te Halloween dhe shume i kendshem edhe ne dekorim.
5. Historite e frikshme
Historite e frikshme, me shpirtra dhe fantazma i kane rrenjet ne besimin pagan te Keltikeve. Ne ditet e sotme keto histori tregohen per te frikesuar femijet por edhe te rriturit, per te qene sa me ne brendesi te atmosferes se Halloween.
Simbole te tjera te kesaj feste jane: figura te Dracula, Frankenstein, te fantazmave, rrjetat e merimangave, simbole te vdekjes, macja e zeze, lakuriqet e nates, bufat, shtrigat etj. Ndersa ngjyrat jane e zeza dhe portokalli.
PS: Ne artikullin pasardhes, Ide dhe kostume per Halloween.
Nje nga faktet qe dime rreth jetes eshte se ajo merr kuptim vetem kur ka Dashuri, sidomos kur ajo eshte me “D” te madhe. Shen Valentini eshte pikerisht ajo dite e vitit ne te cilen mund te shprehim ndjenjat tona atyre qe i quajme si te rendesishem. Dashuria eshte e pafundme, dhe merr forma nga…
Dita e Shen Valentinit eshte celebrimi I dashurise, I te bukures dhe romanticitetit. Per ciftet e sapo krijuara eshte me e thjeshte te organizojne dicka te vecante apo te blejne dhurata per partnerin, por per ata qe nuk e kane per here te pare festimin e kesaj dite zgjedhja behet me e veshtire. Te gjithe…
Fjala “fobi” e ka origjininen nga greqishtja, phobos qe do te thote frike. Fobia eshte nje gjendje psikologjike, nje lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj nje objekti apo situate te caktuar. Personat qe vuajne nga fobite, fillojne te nervozohen, kane rrahje te forta te zemres, veshtiresi ne frymemarrje madje behen edhe irracionale. Fobite jane…
Megjithese njerezit jane shume te ndryshem nga njeri-tjetri, ka disa pika te perbashketa qe vlejne pak a shume per te gjithe. Kur behet fjale per te joshur nje mashkull, femrat jane te gatshme te bejne cdo gje. Por ka disa gjera qe ato ndoshta nuk i dine. Ja disa sekrete per te joshur nje mashkull,…
Vitet e fundit, femrat franceze jane konsideruar si imazhi I femrave chic, seksi, elegante madje edhe me te lumtura krahasuar me femra te kombesive te tjera. Parisi eshte nje nga qytetet me te famshem te modes, ku te njohur jane pa dyshim Coco Chanel, Vanessa Paradis, Brigitte Bardout qe vertetojne me se miri shprehjen “femrat…
Duhani bashke me alkolin dhe drogen eshte nje nga problemet me shqetesuese per shqiptaret dhe jo vetem. Tashme edhe femijet e dine qe pirja e duhanit te ben keq e megjithate ka miliona persona qe bien pre e ketij kurthi. Por pse ndodh kjo? Perse e fillojne dhe me pas nuk heqin dot dore nga…
shume te dhenat e mira