pranvere 2013

Te gjithe me humor te mire..Erdhi Pranvera

pranvera gjendja emocionale

Duket e pabesueshme se si koha dhe temepraturat ndikojne ne humorin dhe gjendjen emocionale te personave. Per me shume tani duhet ta keni vene re qe pranvera me qiellin blu dhe diellin e shndritshem, na bejne qe te jemi me te lumtur dhe me optimiste. Nderkohe kur koha behet gri, ndryshon dhe humori, jeni me dembele dhe me pesimiste.

Keto sindroma meteoropatike apo SAD(seasonal affective disorder) jane tipike per zonen e Evropes dhe USA e shfaqen pergjithesisht ne periudhen e ndryshimit te stineve.

Nje shetitje ne natyre gjate nje dite me diell e te ngrohte, mund te sjelle efekte shume pozitive, permiresim te humorit dhe rritje te kreativitetit, te ideve apo mendimeve te reja.

Sipas nje studimi te kryer nga Universiteti i Michiganit, nga dega e Psikologjise, ku moren pjese 600 persona nga USA u nxorren keto konkluzione:

positive-thoughts

–  Personat qe kishin kaluar kohe jashte gjate diteve te ngrohta dhe me diell, reflektuan nje humor me te mire dhe memorie me te mire krahasuar me ata qe kishin kaluar kohe jashte gjate diteve me shi apo nuk kishin dale fare.

–  Gjithashtu nese rrini te mbyllur gjate nje dite me diell, humori juaj perkeqesohet  duke i perjetuar aktivitetet qe zhvillohen ne ambjente te mbyllura si te merzitshme dhe irrituese.

–  Lageshtia, temperature dhe oret me diell jane faktoret kryesore qe ndikojne ne gjendjen tuaj emocionale.

–  Nje nivel i larte lageshtie ul nivelin e perqendrimit dhe rrit deshiren per gjume.

–  Rritja e temperatures ul ankthin dhe permireson humorin.

–  Oret me diell rrisin ne menyre te konsiderueshme optimizmin.

–  Me te prekura nga ky ndryshim jane femrat

Gjithsesi ky impakt i kohes ne humorin e njerezve eshte i veshtire per tu demostruar, perderisa ne kete periudhe te zhvillimit teknologjik dhe industrial njerezit kalojne rreth 93% te kohes, te mbyllur.

Pak apo shume, ndikimi i Pranveres eshte i dukshem dhe pozitiv. Kjo atmosfere na pelqen dhe vazhdoni shijoni ditet e bukura me diell.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *