dogowner
| |

Si ndikon mbajtja e nje qeni ne shendetin tuaj

Jo vetem qe jane te dashur dhe te adhurueshem, por eshte vertetuar qe mbajtja e nje qeni ndikon pozitivisht ne shendetin tuaj. Ja 5-menyrat si ndikon:

qeni dhe shendeti

1. Ulin riskun per semundje kardiovaskulare

Armiqte e semundjeve te zemres jane kripa dhe alkoli, ndersa miqte jane kafshet shtepiake vecanerisht qente. Studime ne Universitetin Queens ne Belfast kane vertetuar qe njerezit qe mbajne qen kane nivel me te ulet te kolesterolit dhe presionit te gjakut ne krahasim me ata qe mbajne mace apo kafshe tjeter.

2. Ata ju vene ne levizje

Ata qe mbajne qen e dine shume mire se cdo te thote te besh nje shetitje ne park. Pa e kuptuar ata bejne me shume ecje dhe aktivitet fizik, dicka shume e mire per organizmin dhe shendetin.

3. Ju mbajne larg doktorit

Sipas nje studimi ne USA, ne 900 persona te moshuar, u vu re qe ata qe mbanin qen kishin reduktuar takimet me doktorin. Ndikimi ne shendetin e pergjithshem tek njerezit nuk ka te beje as me moshen, gjinine apo statusin social. Rezultati eshte i njejte, ndikim pozitiv ne shendet.

4. Ju eleminojne stresin

Nese doni te permiresoni shendetin tuaj psikologjik, investoni ne nje qen. Mbajtesit e tyre kane nje vetevleresim me te madh dhe jane me te afte te perballen me situate te veshtira sociale. E nese dilni per shetitje ne park, ka me shume mundesi te beni njohje te reja, ku qeni eshte ura lidhese e kesaj marredhenie sociale te re.

“Biseda” qe ben me te dhe perkedheljet qe i beni njeri-tjetrit, jane shume me efektive se biseda me nje njeri tjeter.

qeni dhe femijet

5. Ndikojne ne shendetin e mire te femijeve

Ka shume prinder qe i druhen mbajtjes se nje qeni apo nje kafshe shtepiake, nga frika e baktreve te ndryshme. Por sipas studimeve, ekspozimi i bebeve ndaj qenit rrit imunitetin dhe i ben me pak te ndjeshem ndaj alergjive. Gjithashtu nese femija rritet ne nje familje qe mban qen, eshte me pak i prirur per te qen mbipeshe apo obez.

Shtojini familjes nje pjesetar tjeter, nje qen qe do tju argetoje dhe jo vetem…

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *