Buke e bardhe apo e zeze?
Buka eshte nje nga produktet ushqimore me te lashta e perdorur gjeresisht nga njerezimi si baze e ushqimit. Edhe ne vendin tone buka ze nje vend kryesor ne dieten e perditshme. Ne ditet e sotme kemi nje shumellojshmeri varietetesh te bukes, sa behemi konfuze se cfare te zgjedhim, cila eshte e shendetshme dhe cila jo.
Aktualisht ne Shqiperi, llojet e bukes qe perdoren me gjeresisht jane: buke gruri e bardhe dhe e zeze, buke thekre, misri (e perzier), qiqre, geshtenje (me rralle 2 te fundit).
Po si te beni nje zgjedhje te shendetshme per organizmin tuaj? Ja disa fakte qe mund tju ndihmojne:
Buka e bardhe
Buka e bardhe behet nga mielli i grurit i bardhe. Gruri vete perbehet nga: levorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni eshte pjesa me permbajtje te konsiderueshme te disa acideve lyrore, shume cilesore dhe permban vitaminen E e cila mbron keto acide lyrore nga oksidimi, ku perfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor per enet e gjakut). Ndersa levorja eshte shume e pasur me fibra bimore dhe minerale, shume te nevojshme per organizmin. Kur gruri bluhet per miell te bardhe, levorja dhe embrioni shkeputen dhe mbetet vetem endospori.
Ne kete menyre mielli ka humbur:
Te gjithe acidet lyrore te pangopura, 50% te kalciumit, 70% te fosforit, 80% te hekurit, 98% te magnezit, 50-80% te vitaminave B dhe te gjithe vitaminen E, .
Pra ajo cka mbetet nga mielli jane vetem kalorite, per me teper atij i shtohet klor per te zbardhur ngjyren, i cili eshte toksik per organizmin tone. Duke perdorur miell te bardhe, ulet ne menyre te ndjeshme konsumi ditor i fibrave qe cojne ne probleme te ndryshme, vecanerisht te aparatit tretes.
Buka e zeze
Buka e zeze behet me miell integral e cila varion nga cilesia. Duhet pasur kujdes qe buka te jete 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me fare buke (jo me maja), nga miell gruri te plote ose thekre, te bluar me mulli guri si dhe perzjerjet e ketyre te dyjave, jane buket me te pasura me vlera ushqyese. Kur buka eshte bere me fare buke eshte shume me e tolerueshme per aparatin tretes.
Keto buke permbajne fibra te cilat ndihmojne aparatin tretes, permbajne disa acide lyrore edhe vitaminen E. Buka e zeze permban sasi te konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe permban sasi te medha magnezi i cili eshte i domosdoshem ne metabolizmin e sheqerit. Kjo e ben buken e zeze shume te shendetshme per ata qe vuajne nga diabeti.
Dhe nese keni degjuar qe buka e zeze ju ndihmon te dobesoheni, eshte e vertete.
Mbani mend: Buka eshte mire te pritet pak para se te konsumohet dhe te mbahet e mbyllur mire, ne qese letre ne vende te fresketa ose ne frigorifer.Prandaj zgjidhni buken e zeze, te fresket dhe te pathekur, te ngjeshur dhe te paprere ne feta!